E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Rama, sherri zbret ne baze

TIRANE - Rikthehen perplasjet Meta-Rama. Nuk zgjati shume qetesia ne marredheniet mes dy forcave te majta politike PS dhe LSI dhe kur nuk eshte mbushur asnje jave nga takimi mes dy lidereve, deklarata e ashper e Ilir Metes nga Ballshi rikonfirmoi dhe njehere carjen mes se majtes. Gjate fjalimit te mbajtur para banoreve te zones, Meta tha se politika e Rames per te rrezuar kryeministrin nga pushteti nuk eshte gje tjeter por nje lutje. "Edi Rama nuk na ftoi se si te punojme qe te heqim Sali Berishen, por si t'i kerkojme atij me shume drejtesi dhe siguri, si t'i kerkojme Sali Berishes te mos vjedhe", tha Meta, duke nenvizuar faktin se LSI nuk do te pajtohet me metoda te tilla. Sipas tij, nuk mund te presesh drejtesi nga nje njeri qe dhunoi gjyqesorin, rrezon kandidaturat e Presidentit dhe dhunon e mban nen presion Prokurorine. Po keshtu, Lideri i LSI-se, kritikoi politiken e Rames dhe kunder projektligjit te ri te Qeverise per Prokurorine e Pergjithshme. "Rama na ftoi si ne t'i bejme nje ligj per Prokurorine, Sali Berishes, nje ligj qe ai te paralizoje Prokurorine, ne menyre qe ajo te mos hetoje ne menyre te pavarur dhe te pandikuar nga Qeveria per tragjedine e Gerdecit dhe per aferat e tjera, ku jane te akuzuar ministrat e tij, disa prej te cileve jane dhe pa imunitet", vijoi Meta. Duke kundershtuar ashper Ramen, Meta tha se reforma me Berishen ne pushtet nuk mund te kete. Per te, opozita ka vetem nje detyre, te angazhohet ne largimin e Berishes sot, se neser do te jete vone. "Ky duhet te jete dhe angazhimi i Edi Rames. Por, pavaresisht nga qendrimi i tij, qendrimi yne nuk mund te ndryshoje dhe ne jemi te detyruar te marrim persiper te sqarojme, te ndergjegjesojme dhe integrojme ne LSI te gjithe ata qe nuk duan me te bejne lojera fjalesh me demagogjine e fjalimeve te pafund dhe te pakuptimte", u shpreh Meta. Sipas tij vetem me veprime konkrete opozita, brenda dhe jashte parlamentit, vetem duke bllokuar Sali Berishen, mund te zhbllokohet kriza e madhe institucionale ne vendin tone. Gjate fjalimit te djeshem, Meta nuk mundi te mos permende dhe fatkeqesine qe sipas tij ndodhi ne 21 prill, ku u ndryshua kushtetuta. Ndryshim qe sipas tij u be ne favor te kryeministrit Sali Berisha vetem me ndihmen e PS-se. Rozeta Rapushi

Mitingu

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta zhvilloi dje nje takim ne Ballsh me qytetare e banore te ketij rrethi. Gjate takimit, Meta premtoi se forca politike qe ai drejton do te dale e para ne Mallakaster dhe jo vetem ne kete rreth por ne te gjithe qarkun e Fierit. Kjo sipas Metes pas garancise qe japin vete banoret.

Pergjegjesia

Ilir Meta e quan te turpshem bashkepunimin mes Rames dhe Berishes per ndryshimin e Kushtetutes ne prill te ketij viti. "Per fat te keq ne 21 Prill, ne komanden e kryetarit aktual te PS dhe ne akord te plote me Sali Berishen, u votua qe te forcoheshin pushtetet e Sali Berishes ne kurriz te Parlamentit", tha Meta.

Protesta "ndez" konfliktin

Vetem dy dite zgjati paqja mes dy forcave te majta ne opozite, PS dhe LSI. Nga takimi mes krereve te partive politike, Edi Rama dhe Ilir Meta te merkuren e kaluar, partite munden te rezistojne dy dite e dy net pa u perplasur e akuzuar njeri-tjetrin si fajtor se Berisha vazhdon te qeverise. Shkak i rikthimit te sulmeve brenda opozites ishte mitingu i perbashket qe organizuan kunder qeverise ne pushtet. Mjaftuan perdorimi i banderolave nga LSI gjate mitingut, qe nga kreu i selise roze Rama te shpreheshin pakenaqesite e para, duke qene se ne proteste ishte rene dakord te mos perdoreshin as flamuj e as pankarta. Kjo mjaftoi qe mes paleve te rinise "lufta" ndonese ne opozite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›