Te burgosurit, gati "gjysme liria"

TIRANE - Lehtesime per te denuarit per krime te lehta, grate dhe minorenet. Festat e nentorit dhe fundvitit do te sjellin lajme te mira dhe per te gjithe ata te denuar me 1 vit burgim, minorenet, femrat dhe burrat pa gra, por me femije minorene. Ne zyrat e Kuvendit kane mberritur dy projektligje nga Ministria e Drejtesise qe kerkojne ndryshimin e Kodit Penal per te krimet e lehta, qe pritet te miratohen pikerisht ne muajt e fundit te ketij viti. Duke futur per here te pare konceptin "gjysme liri". Por ne projektin e dyte, Ministri e Drejtesise kerkon denim me burg per te gjithe ata qe ndertojne pa leje, vjedhin energjine elektrike dhe demtojne mjedisin duke i vene zjarrin. Krime keto qe deri me sot, jane ndeshkuar me gjobe, do te penalizohen me burgim deri ne 10 vjet.
Tolerimi
Ne projektin e pare, ministria qe drejtohet nga Enkelejd Alibeaj propozohen ndryshime dhe vendosjen e konceptit "gjysme liri" per te denuarit me krime te lehta. Ne projekt kerkohet qe te se burgosurit qe jane nen moshen 18 vjec, grate qe kane femije deri ne 10 vjec apo burrat qe nuk kane grate por femije deri 10 vjec, te denuar per krime te lehta e me pak vite, te kene mundesi te levizin nga burgu. Praktika e re qe propozohet nga ministri eshte qe te burgosurit qe bejne pjese ne kete kategori te dalin nga burgu gjate dites dhe te kthehen ne darke per te fjetur ne qeli. Praktika te tilla te huazuara nga vende te ndryshme evropiane, synojne lehtesime per ate kategori njerezish qe ne qeli kane shkuar per krime te lehta. Por liria me kusht nuk do te jete kaq e lehte. Pasi ndonese paradite, te burgosurit do te kene mundesi te rrine me femijet, apo dhe punojne, ato do te monitorohen nga ekipe te vecanta qe do te ngrihen ne Ministrine e Brendshme. E per te arritur ne kete faze, do te kalojne ne Institucionin e Proves. Ato do te monitorohen ne cdo hap qe do te ndermarrin, e nese gabojne e shkelin rregullat rrezikojne ta pesojne dyfish denimin qe kane. Ndersa ata te burgosur qe jane denuar me 1 vit burgim, apo me pak ne dhomat e paraburgimit, do te mund te fitojne lirine sipas ndryshimeve te bera. Por me nje kusht. Qe sa dite burg te kene mbi supe, aq te punojne pa page per shtetin. Me pak fjale, ata do te kene mundesi t'i shpetojne denimit qe i le pas hekurave, por ato dite qe kane per t'i shlyer ne qeli apo dhoma paraburgimi, do t'i shlyejne ne liri, duke punuar per shtetin. Qofte kjo ne ndonje ndermarrje apo dikastere, ku ka nevoje, pa u shperblyer financiarisht. Dhe per kete kategori te denuarish, vlen e njejta mase ndeshkimi. Nese kapen ne shkelje rikthehen serish ne burg dhe masa me te rrepta ndeshkimi.
Ndeshkimi
Nga ana tjeter, keq do ta kene ata persona qe do te ndertojne pa leje, demtojne mjedisin, djegin pyjet e shkaterrojne kullota, apo ata qe vjedhin energjine elektrike, apo shkaterrojne rrjetin e ujesjellesit. Nese deri me sot, njerez te tille kane shpetuar me pagesen e gjobave, me ndryshimet qe propozon Ministria e Drejtesise ata rrezikojne deri ne 10 vite burg per vepra te tilla. Konkretisht per ndertimet pa leje, propozohet 3-10 vite burg dhe asnje mase tjeter si gjoba e lenia ne liri. Ne ndryshimet per Kodin Penal kerkohet qe vepra te tilla te cilesohen si krime dhe te denohen me burg. Ne menyre kategorike per keto veprime nuk lejohet me pagesa e gjobes ne kembim te lirise. Masa te rrepta merren dhe per ata qe vene zjarr me dashje. Ata denohen nga 5-10 vjet burg, e nese ka deme te medha e deri preken jete njerezish, ndeshkimi shkon ne 15 vite burgim. Burg eshte caktuar dhe per ata qe do te kapen se vjedhin energjine elektrike apo shkaterrojne rrjetin e ujesjellesit. Ne relacionin qe i bashkengjitet projektit thuhet se masa te tilla te rrepta ndeshkimore, merren pasi gjate ketyre viteve te fundit eshte vene re se shume persona abuzojne si me vjedhjen e energjise elektrike, ndertimet pa leje e me keq akoma demtojne mjedisin duke i vene zjarrin. Rozeta Rapushi
Permbajtja e 2 ligjeve
Kategorite perfituese:
Minorenet nen 18 vjec
Grate me femije deri 10 vjec
Burrat pa gra, me femije deri 10 vjec
Personat e denuar me 1 vit burg
Kategorite qe ndeshkohen:
Ndertuesit pa leje 3-10 vjet burg
Zjarrvenesit me 5-10 vjet burg
Zjarrvenja, kur ka vdekje 15 vjet
Vjedhesit e energjise, burg
Shkaterruesit e Ujesjellesve, burg