Meta Rames Te pres ne Gjirin e Lalzit per nje ngjale te fresket
Nje lume akuzash ka leshuar sot zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta drejt kryetarit te socialisteve Edi Rama. Ne nje bashkebisedim me mediat Meta pasi foli rreth punes se dikasterit qe drejton u fokusua dhe ne situaten politike si dhe ne akuzat qe PS i ka adresuar se fundmi atij dhe ministrit te shendetesise Petrit Vasili. Meta i beri thirrje Rames qe tu tregoje te verteten shqiptareve qe i mblodhi ne sheshe per greva se perse hoqi dore nga hetimi per fletet e votimit. Pse nuk hoqi dore Rama dy dite me pare per fletet para se te merreshin 2 vendimet e rendesishme ne BE vizat dhe statusit kandidat as 2 muaj me pare por fiks pas 2 ditesh nga vendimi. Sepse ai shpresonte qe vendi te mos perfitonte vizat por ky hap u kalua dhe me pas ishte vendimi tjeter i madh ai per statusin kandidat ku dialogu politik ishte primar si kusht dialog qe Rama e mbajti peng theksoi Meta sot para gazetareve. Sipas Metes ceshtja e fleteve per nje vit nuk u drejtua as ne Komisionin e Venecias por u diskutua ne rruge e sheshe me greva. Rama tu tregoje shqiptareve pse nuk e dergoi ceshtjen ne Komisionin e Venecias komision shume i besueshem te cilit i referohet dhe Evropa dhe vendet demokratike por pa asnje shpjegim terhiqet per fletet kur protestoi per nje vit e ca. Meta sugjeroi qe Rama te riformuloje oferten sepse sipas tij oferta e shkruar nuk perputhet me cfare kryetari i PS deklaron per shtyp. Sipas kreut te LSI Rama pervecse eshte kthyer ne figure qesharake tashme eshte dhe frikacak. Rama tani eshte futur ne panik se shume socialiste ne PS i jane vene kunder nismave anti-evropiane qe merr se e kane kuptuar qe ai luan teater me shqiptaret- tha Meta. Ne kete pike ai kujtoi rastin me deputetin Tavo qe iku nga PS dhe iu afrua LSI ndersa akuzoi deputetin socialist Bashkim Fino si sazexhiu me gazmor ne parti. I pyetur nga gazetaret per pasurite e tij Meta theksoi se cdo deklarim e ka bere ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te Pasurive ndersa per akuzat ndaj Vasilit Meta tha se PS nuk ka pse te vazhdoje me akuza boshe por ti drejtohet Prokurorise nese ka prova konkrete. Por ministri Meta shton se mashtrimet e Rames nuk kane kufi as per dite festash fetare. Rama u premtoi myslimaneve ne Tirane Xhami te re mekat te genjesh ne diten e Bajramit- tha zv/kryeministri. Meta me tej tha se pervec faktit qe ai nuk e ka sulmuar si person Ramen ndonjehere shprehet se e ka ofruar doren e bashkepunimit. Une madje e pergezova i dergova dhe tufen me te madhe te luleve pyesni ke te doni- beri humor Meta. Duke u fokusuar konkretisht te akuzat e socialisteve per pasurin e tij Meta tha se eshte nje person transparent dhe se per cdo pretendim opozita le ti drejtohet institucioneve perkatese. Specifikisht Meta e ftoi Ramen per ngjale te fresket ne vilen e tij ne Gjirin e Lalzit. Jeta ime eshte publike dhe une jetoj i rrethuar nga njerez. Une i ftoj perfaqesuesit e opozites ti drejtohen ILDKP-se Prokurorise dhe Europolit e Interpolit dhe te ndjekin gjithe rruget zyrtare ndersa per Gjirin e Lalzit une gjithmone e pres Edin atje dhe ai do te gjej nje ngjale te fresket u shpreh Meta.
Prioritet e qeverise/ Prioritetet kryesore te vitit te ardhshem jane nxitjet e investimeve te huaja permes progresit te vazhdueshem dhe reformes rregullatore. Kjo ishte deklarata e zv/kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Ilir Meta ne nje konference per shtyp persa i takon buxhetit te vitit 2011. Ndersa vuri ne dukje pergatitjet serioze per nje buxhet i cili do te garantoje nje rritje te ekonomise Meta shtoi se tashme numri i investitoreve te huaj eshte mjafte i larte dhe per kete arsye eshte prioritet i qeverise per te shkurtuar te gjitha barrierat administrative burokratike. Prioritetet e qeverise jane investimet per nje hidrocentral ne kaskaden e Drinit dhe kjo per te kompletuar formulen sipas nje formule te nje partneriteti privat-publik e njekohesisht dhe per me shume ndertime te disa hidrocentraleve- theksoi Meta duke bere publike investimet te cilat do te merren.
...