Olldashi Genjeshtrat argumentet e vetme te z. Rama
Ministria e Transporteve ka reaguar sot duke i konsideruar si mashtrime deklaratat e Edi Rames se ne buxhetin e shtetit per autostraden Tirane-Elbasan jane vetem 50 milione leke. Permes nje deklarate per shtyp MPPT sqaron se argumentet e z.Rama jane mashtrime te mirefillta pasi per segmentin ne fjale i nje rendesie madhore jane plot 1 miliard e 305 milione leke. Mesa duket genjeshtrat e jane i vetmi argument i z.Rama. I ftuar dje ne nje emision televiziv z.Rama zgjodhi perseri genjeshtren si te vetmin argument per tiu pergjigjur shqiptareve. Z.Rama genjeu kur tha qe rruga Tirane-Elbasanit ne buxhet ka vetem 50 milion Leke po te mesoj ta lexoj buxhetin do te shikoj qe jane 1 miliard e 305 milion Leke- u shpreh zedhenesja e ministrit Olldashi Arminda Qylafku. Sipas saj z. Rama genjeu ku tha qe qeveria po vonon unazen e madhe qeveria do te shpalle keto dite tenderin per unazen te cilen vete z. Rama e ka bllokuar prej dy vjetesh duke refuzuar cdo forme bashkepunimi dhe po formen e genjeshtres zgjodhi edhe kur tha se qeveria po bllokon parkingjet nentokesore. Z. Rama genjeu kur tha qe qeveria bllokon parkingjet nentokesore. Qeveria i ka miratuar parkingjet prej 1 viti e gjysem por z. Rama nuk miraton kontraten e tyre. Z. Rama edhe ti duhet te jesh i lodhur nga gjithe keto genjeshtra- deklaroi me tej zedhenesja e MPPT Qylafku.