Incidenti Vokshi kosovaret nisin hetimet Burgaj zhvillon takime
Artan CENA
TIRANE - Inspektorati Policor i Kosoves ka nisur hetimet ne lidhje me incidentin e ndodhur ne doganen e Morinit mes policise se shtetit fqinj dhe deputetes se Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi. Inspektorati i Policise e ka marre dosjen Vokshi nga Gjykata Komunale te Prizrenit dhe eshte duke bere hetimet. Lajmi behet publik nga mediat kosovare te cilat citojne shefin e Inspektoratit Policor te Kosoves Enver Rrustemi. Sipas tij Inspektorati eshte fokusuar ne hetimin e rastit te deputetes Vokshi per shkelje te mundshme te rregullave te policise. Sot ka nisur hetimi dhe pritet pas grumbullimit te fakteve dhe analizimit te tyre dalja me raport. Ne baze te situates ex-officio kane nisur hetimet. Po ashtu ka qene kerkese e ministrit Bajram Rexhepi qe te hetohet ky rast - ka thene ai duke mos bere publike asgje me shume.
PERPLASJA
Kjo ceshtje ka vene ne levizje nje duzine qeveritaresh ne detyre dhe zyrtare te larte te Policise se Kosoves te cilet kane pasur nje sere takimesh me homologe shqiptare ne Kukes. Ketu permendim ministrin e Brendshem ne largim Bajram Rexhepi drejtorin e Policise se Kosoves Reshat Maliqi ushtruesi i detyres se drejtorit te Kufirit Shaban Guda te cilet jane takuar ne Kukes me ministrin shqiptar te Puneve te Brendshme Lulzim Basha ministrin e Drejtesise Bujar Nishani drejtorin e Policise se Shqiperise Hysni Burgaj drejtorin e Policise Kufitare Pellumb Nako. Takimi eshte mbajtur top sekret. I vetmi qe eshte prononcuar per mediat ishte drejtori i Pergjithshem i Policise se Shqiperise Hysni Burgaj. Ishte vetem nje takim privat - ka deklaruar shkurt ai.
KRYEPOLICI
Ndersa vete drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi e ka konfirmuar takimin me autoritetet e rendit te Shqiperise por ka mohuar te kete qene takimi i fokusuar ne rastin e deputetes Vokshi.
Te dielen ne mesdite Policia Kufitare ne Vermice ka ndaluar deputeten e Parlamentit te Shqiperise Albana Vokshi per fyerje ndaj policit dhe per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar. Por ne nje vizite te djeshme te drejtorit te Policise se Shtetit ne Kosove eshte diskutuar dhe ceshtja Vokshi. Hysni Burgaj mesohet se ka qene ne shtetin fqinj per nje ceremoni per dhenien e certifikatave per perfundimin e Kursit te Pare Nderkombetar per Personelin dhe Komanden Policore organizuar nga qendra universitare Northwestern per Sigurine Publike mbeshtetur nga Programi ICITAP Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane ne Prishtine. Mesohet se gjate takimit qe ka pasur me kryepolicin e Kosoves eshte diskutuar dhe incidenti i ndodhur ne kufi.
Dialogu gjate incidentit ne kufi
Shprehjet e renda si kafshe apo ju sdini gje drejtuar policit kufitar te Kosoves cuan para gjykates deputeten e Partise Demokratike Albana Vokshi. Ajo u denua me 250 euro gjobe per fyerje dhe moszbatim te urdhrit te personit zyrtar. Sharjet qe kane dale nga goja e nje deputeteje duhet te jene perjetuar rende prej njerit nga pjesetaret e Policise Kufitare te Kosoves shkruan gazeta kosovare Express. Te dielen ne mesdite ne piken kufitare ne Vermice ajo ka dashur ta kaloje pa dhene shume llogari se kush eshte dhe pa i respektuar disa procedura ligjore. Ne kete moment thuhet se kishte plasur sherri. Ju sdini gje - i eshte drejtuar Vokshi deputete e Partise Demokratike te Shqiperise policit kufitar te Kosoves. Fyerjet e saj kane vazhduar edhe me tej. Ti qenke kafshe - i ka thene ajo policit ne mesditen e se dieles qe shkoi ne zonen kufitare. Deputetja Vokshi ndodhej e shoqeruar edhe me dy persona te tjere dhe donte te hynte ne territorin e Republikes se Kosoves pa u legjitimuar. Do ta shikoni ju se kush jam une - kishte vazhduar me tej deputetja Vokshi kur kishte pare se polici kufitar as qe kishte ndermend te vepronte ndryshe per aq kohe sa ajo nuk kishte perfillur disa procedura.
Takimet e Burgajt ne Kosove
TIRANE - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka zhvilluar nje takim me homologun kosovar Reshat Maliqi. Ne qender te takimit te zhvilluar ishte forcimi i metejshem i bashkepunimit dhe koordinimit ndermjet strukturave te Policise se Shqiperise dhe te Kosoves me qellim goditjen e te gjitha formave te krimit dhe ne vecanti luften kunder krimit te organizuar. Gjate bisedes dy kryepolicet bene nje ekspoze te reformave dhe te arritjeve te sherbimeve policore ne luften kunder krimit. Drejtuesit e larte te policive kane vleresuan trajnimet e perbashketa policore si dhe bashkepunimin e angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar e krimit nderkufitar. Burgaj mori pjese ne ceremonine e perfundimit te Kursit te Pare Nderkombetar per Personelin dhe Komanden Policore. Gjate kesaj ceremonie te zhvilluar ne Vushtrri krahas zyrtareve te Policise se Kosoves u diplomuan edhe zyrtare te Policise Shqiptare te cilet gjate ketij kursi paten mundesi te thellojne njohurite e tyre ne drejtim te menaxhimit te projekteve pergatitjes se buxhetit menaxhimit te trafikut shperndarjes se resurseve si dhe komunikimit brenda organizates.
Kush eshte Albana Vokshi
Albana Vokshi eshte deputete e PD-se e zgjedhur ne qershor 2009 ne qarkun e Durresit per legjislaturen XVIII. Ajo ben pjese Komisionin parlamentar per Ekonomi dhe Financa. Ne qershor 1994 ajo ka kryer Fakultetin e Inxhinierise ne Tirane. Ne vitin 2002-2004 ka kryer edhe Master ne Administrim Publik. Ne dhjetor 2005 ajo eshte emeruar drejtore ne Departamentin e Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj. Ne tetor-dhjetor 2005 eshte emeruar keshilltare e Kryeministrit per Politikat ekonomike dhe ceshtjet e Koordinimit te Ndihmes se Huaj ne Shqiperi. Ne janar 2004 - tetor 2005- ishte ne Misionin e Agjencise per Zhvillim Nderkombetar te Shteteve te Bashkuara ne Kabul Afganistan Specialiste e Programit te Zhvillimit. Ne qershor 2000 deri qershor 2002 ishte analiste e buxhetit ne Zyren e Projekteve dhe e Programeve te Zhvillimit Misioni i Agjencise per Zhvillim Nderkombetar te Shteteve te Bashkuara ne Kosove.
20 Nentor 2010