Meta: Raporti i Marti nuk i shërben as Serbisë

Sipas tij, këto trillime nuk ndihmojnë as Kosovën dhe as vetë Serbinë.
“Qëndrimi im dhe qëndrimi ynë është shumë i qartë, se të gjitha këto trillime dhe fiksime të zotit Marti të trashëguara edhe nga zonja Karla del Ponte më parë, jo vetëm që nuk kanë asnjë bazë reale, por edhe nuk ndihmojnë as Kosovën, as Serbinë dhe as komunitetin ndërkombëtar dhe nuk ndihmojnë në proceset e pajtimit në gjithë rajonit tonë dhe se duhet të punojmë për të ardhmen”, ka deklaruar Meta për ABC-news.
I pyetur se cili do të jetë roli i Shqipërisë për paqtimin midis Kosovës dhe Serbisë, Meta u shpreh se Tirana zyrtare po ecën drejt dialogut. “Për sa i takon bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës ne e kemi shprehur qartë që këto bisedime të bëhen në një frymë evropiane dhe njëkohësisht duhet që me një shpirt evropian të kapërcehen problemet dhe diferencat me qëllim garantimin e të ardhmes në Bashkimin Evropian si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Ata duhet të ndihmojë dhe jo të pengojnë njëra-tjetrën për t’u integruar në BE dhe kësaj dëshiroj që t’i shërbej ky dialog midis dy vendeve”, tha ai.
Numri dy i qeverisë tha se qeveria dhe Parlamenti do t’i kundërvihen me fakte dhe me argumente këtij raporti tërësisht trillues dhe denigrues për Kosovën dhe Shqipërinë.
2010-12-22 08:45
[