Topalli vizite zyrtare ne Indi

Kjo është vizita e parë e një Kryetari të Parlamentit shqiptar në Indi dhe vizita e parë e një niveli kaq të lartë në këtë vend.
Intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, ngritja e Grupeve të Miqësisë, si ura lidhëse dhe lobuese për forcimin e bashkëpunimit, mbështetur kjo në traditat e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë një bazë shumë të fortë, siç është Nënë Tereza, pritet të jenë përveç të tjerash pjesë e diskutimeve midis delegacioneve të dy vendeve.
Nesër sipas kalendarit pritet të mblidhet seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë, e cila në fakt përbën një nga më të rëndësishmet e sesionit, pasi do të diskutohet çështja e hetimit të zgjedhjeve. Por sipas planifikimit, Topalli pritet që të enjten të jetë në atdhe për seancën plenare.