Olli: Situata në Shkodër kritike

Zëdhënësi i Shtabit të Emergjencave Civile, Leonard Olli, deklaroi se megjithëse situata është kritike dhe e ndjeshme, nuk ka vend për panik.
"Ajo që e bën situatën elastike është fakti se ndërsa deri pardje kishim arritur në kufijtë e 6190 hektarë tokë të pushtuar nga uji, reshjet e dendura që ranë në Shkodër pothuajse 24 orë pa pushim, ndikuan menjëherë në një përkeqësim të situatës, duke kaluar në rreth 7300 hektarë të përmbytura", tha zëdhënësi Olli.
Komunat më problematike janë Oboti, Dajçi dhe Bushati. Sipas Ollit, vëmendja po përqendrohet në dezinfektimin e të gjitha sipërfaqeve që çlirohen nga uji për të evituar epidemitë, ndërsa ekipet shëndetësore vazhdojnë të jenë në terren me mjete dhe infermierë në komunat e izoluara, për rastet e emergjencave shëndetësore.
2010-12-22 09:30
[