E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Reforma zgjedhore, vota duhet te jete e barabarte

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar dje se sistemi zgjedhor duhet te garantoje barazine e votes. Ne nje prononcim dhene per mediat gjate takimit me Levizjen e Gruas per Integrim ne qytetin e Durresit, kreu i LSI-se ka theksuar se varianti aktual i sistemit zgjedhor eshte deformues per voten e qytetareve. "Qendrimi i LSI, eshte qe vota duhet te jete e barabarte. Varianti i ashtuquajtur spanjoll, qe eshte nje variant deformues dhe diskriminues duhet te arkivohet dhe duhet gjetur menyra per te arritur nje konsensus pavaresisht nga puna, sepse ka disa te tilla, qe vota e qytetareve shqiptare te jete e barabarte. Eshte e shprehur qarte ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise", - tha dje per mediat kreu i LSI-se, Ilir Meta. LSI eshte nder forcat e para politike qe ka kundershtuar sistemin aktual zgjedhor duke kerkuar korrektimin e tij dhe perfaqesimin sa me te barabarte te votes se qytetareve. Per kete qellim, LSI ka organizuar dhe nje tryeze me partive e ashtuquajtura te vogla disa muaj me pare, ku vendoste si kriter kryesor per reformen zgjedhore garantimin e barazise se votes. Meta i eshte pergjigjur dhe interesit te mediave per zgjedhjen e kreut te shtetit. Ai ka theksuar se LSI-ja eshte e angazhuar per nje proces konstruktiv ne zgjedhjen e kreut te shtetit. Sipas tij, zgjedhja e kreut te shtetit ne baze te nje parimi te tille do te mundesoje dhe permbushjen e detyrave qe kryen institucioni i presidentit. "Levizja Socialiste per Integrim eshte e angazhuar per nje proces konstruktiv. Nje proces i tille, absolutisht do te sillte nje President teper funksional, ne drejtim te permbushjes se misionit te tij kushtetues, rolit te tij edhe si simbol i unitetit kombetar, por edhe si nje garant i funksionit te institucioneve te pavarura, dhe efikas", - tha dje kreu i LSI-se. Deklarata e kreut te LSI-se u be pas takimit me strukturat e partise ne Durres, ku Meta foli per procesin e integrimin dhe per gjetjen e gjuhes se dialogut mes paleve. Sipas tij, integrimi i vendit eshte procesi me i rendesishem ku duhet te jene te fokusuara te gjitha energjite e klases politike. Ai u shpreh se Shqiperia eshte nje vend ku klasa politike duhet te punoje ne menyre pozitive. "Nuk meritojme ne me te permendemi negativisht nga te tjeret per shkak te konflikteve te kota dhe per shkak te perceptimeve te se kaluares. U tha ne menyre te perseritur nga shume skeptike apo edhe keqdashes qe po te hiqen vizat per shqiptaret 1 milion shqiptare do te mbeten ne vendet e BE-se dhe nuk do te kthehen", - u shpreh dje kreu i LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›