E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e digave, miratohet me konsensus marrëveshja me BERZH

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi me konsensus marrëveshjen me Berzh për sigurinë e digave.

Marëveshja për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IDBRD), për financimin shtesë të projektit “SIGURIA E DIGAVE”, kap vlerën e 15.5 milion lekëve.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision, Bashkim Fino duke nënvizuar se opozita nuk është kundër marrëveshjes me BERZH, theksoi se shuma për sigurinë e digave është e madhe, . Fino theksoi se PS është kundër vjedhjes ndaj kërkoi reduktim të shifrës së alokuar. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›