E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, shtyhet diskutimi, mungon Subashi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë diskutimet e parashikuara për ditën e sotme, ku pritej të merrej në shqyrtim projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”.

Shtyrja e diskutimeve ka ardhur pas mungesës së realatorit të Partisë Socialiste, Armando Subashi. 

Kujtojmë se një javë më parë në këtë komision është arritur konsensusi mes Pddhe PS për krijimin e një kolegji administrativ pranë Gjykatës së Lartë, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›