Meta: Rezoluta e PE, njeh progresin e bërë
Meta u shpreh se Rezoluta njeh progresin e madh të bërë nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe konfirmon angazhimin e plotë të BE për Shqipërinë.
Ai e cilësoi këtë Rezolutë si një hap pozitiv përpara drejt liberalizimit të vizave, duke theksuar se tre nën-çështjet e mbetura do të përmbushen shumë shpejt dhe duke nënvizuar njëkohësisht se qytetarët shqiptarë do të lëvizin në BE pa viza brenda vitit 2010.
Në lidhje me Rezolutën për Kosovën, z. Meta e mirëpriti qëndrimin e eurodeputetëve për të unifikuar qëndrimin e vendeve të BE ndaj Kosovës dhe për të inkurajuar Komisionin që të fillojë dialogun me Prishtinën për sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.
Gjithashtu për sa i përket çështjeve të brendshme, z. Meta përsëriti qëndrimin e tij për dialog konstruktiv dhe konkret mes të gjithë faktorëve, si një domosdoshmëri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ai i bëri thirrje edhe një herë opozitës të kontribuojë për integrimin e vendit, duke vënë në dukje se Parlamenti Evropian përmes kësaj rezolute konfirmon qëndrimin për respektimin e Kushtetutës dhe transparencës, si shtylla të çdo zgjidhjeje të mundshme.