E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Opozita të falenderojë PE për miratimin e rezolutës

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderoi Komisionin e Jashtëm të PE-së për miratimin e rezolutës për integrimin e Shqipërisë. Ajo nënvizoi se priste që edhe opozita të shprehje mirënjohje për PE-në për këtë vendim. "Kjo është ndër datat historike dhe prisja të fillonim seancën duke i shprehur mirënjohje PE-së për këtë vendim historik", u shpreh Topalli.
Deputeti i PS-së, Namik Dokle deklaroi se qeveria nuk mund të mohojë se në Shqipëri ka krizë. "Ndaj lini fjalët dhe merrni përgjegjësine qeverisë e mazhorancë. Rezoluta e PE-së thekson nevojën urgjente për hetim të shpejt të autorëve të parregullsive në zgjedhje", u shpreh ai.
Deputeti socialist tha se prani e opozitës në Kuvend i jep mundësi mazhorancës për normalizimin e jetës politike në vend.
"Ora News" po transmeton direkt seancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›