E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rruga Berat-orovode e paperfunduar prej vitit 2005

Gjate takimeve te zhvilluara ne qarkun e Beratit me banore te zones, kreu i LSI Ilir Meta  shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen skandaloze të rrugës Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh.
 “Unë përmenda vetëm dy ditë më parë gjendjen skandaloze të rrugës nacionale Memaliaj-Tepelenë dhe sot më duhet të them këtu në hyrje të qytetit Çorovodë ku që nga viti  2005 ka ngelur papërfunduar rruga Berat-Çorovodë vetëm për tre kilometra, edhe pse kjo gjë është premtuar vazhdimisht gjatë këtyre tetë viteve nga ana e Partisë Demokratike dhe pse kjo gjë na është premtuar neve çdo vit me rastin e miratimeve të buxhetit të vitit në Kuvend si Grup Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, theksoi kreu i LSI. 
Meta u zotua se Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i japë fund neglizhencës se treguar sipas tij me infrastrukturën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›