E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ruci, me '97 ike me fustan nga Saranda

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate mitingut elektoral te zhvilluar mbreme ne Fier ka sulmuar Partise Socialiste dhe kreun e shtabit elektoral te kesaj force politike per qarkun ku ndodhej, Gramoz Ruci. "Gramoz Ruci pse ike ne '97 me fustan nga Saranda, kur une qendrova ne Shqiperi?. Gramoz Ruci mos thuaj qe vota per LSI eshte vote per PD-ne. Gramoz Ruci eja ketu e mos rri skutave", kjo ishte deklarata e bere nga ish-kryeministri, drejtuar zyrtarit socialist. Sipas tij, qeveria Berisha ne keto kater vjet qeverisje ka qene nje qeveri e korruptuar. Meta tha se ajo nuk respektoi statusin e ushtarakeve, ajo nuk miratoi statusin e naftetareve. "Sali Berisha dhe qeveria e tij, eshte e mbytur nga korrupsioni. Ata jane delenxhinj qe vuajne vetem per karriere", u shpreh lideri i LSI. Ai theksoi se partite e tjera te medha kane vendosur ne fillim te listes se kandidateve per deputete persona qe nuk kane asnje lidhje me Fierin.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›