Rama: "Legalizim dhe urbanizim, per zonat informale"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij elektoral te zhvilluar dje ne Kamez, shprehu angazhimin per legalizimin e te gjithe ndertimeve aty dhe urbanizimin e zonave informate. Gjate fjales se tij, kryesocialisti sulmoi kundershtarin e tij dhe solli ne vemendjen premtimin e kryeministrit Berisha per legalizimet, qe premtoi dhe deshtoi ne mbajtjen e ketij premtimi, duke i lene ne ankth banoret e ketyre zonave. Sipas tij, Berisha tha Rama edhe pse nuk e mbajti premtimin, kerkon nje mandat te dyte per deshtimin e tij ne procesin e legalizimeve. "Jam ketu ne kete gare per t'u angazhuar, qe ata qytetare neser me qeverisjen e drejtuar prej meje ta ndjejne veten njesoj kryeqytetas, pasi ishin shperngulur nga varferia drejt Tiranes, per te pasur nje jete me te mire, me shume punesim dhe jetese te denje per veten dhe per femijet e tyre", sqaroi kryesocialisti. Sipas tij, banoret e zonave te varfra erdhen ne kryeqytet si njerez te rraskapitur nga vuajtjet dhe nga sfilitjet per te ndertuar shtepite e tyre, me te cilat politika ka 18 vjet qe luan. "Si njerez qe nuk keni uje, po njesoj, si socialiste, si demokrate. Si njerez qe nuk keni pune, po njesoj, si socialiste e si demokrate. Si njerez qe nuk keni shkolla, kopshte, cerdhe per femijet tuaj, po njesoj, si socialiste e si demokrate, ju duhet te bashkoheni jo me nje parti kunder nje tjetre, por per veten tuaj, per njeri-tjetri", iu drejtua banoreve te Kamzes, Edi Rama. Me tej, ai theksoi se femijet e tyre do te jene neser qytetare te Bashkimit Evropian dhe femijet e tyre duan te rriten si femije te barabarte, mes femijesh te barabarte, te te njejtes Republike, qe ka vetem nje flamur, flamurin kuqezi. Lideri i partise me te madhe ne opozite, sebashku me kandidatet per deputete ne Kamez ka bere apel per nje bashkim te madh shqiptaresh qe kane vetem nje flamur ate kombetar me ngjyrat kuq e zi. Ai beri apel per bashkim te te gjithe qytetareve pertej te majtes e te djathtes per t'u ndare nga e shkuara qe qeveris, per te ndryshuar Kamzen dhe gjithe zonat informate, per t'i bere ato te jene ne nje ritem zhvillimi me kryeqytetin e vendit. "Sali Berisha, ketu ne Kamez dhe ne Bathore, nuk do vije per te treguar sa bukur do e beje Kamzen dhe Bathoren neser, por per te treguar se perse nuk i beri legalizimet tuaja ne kater vjet, nderkohe qe iu premtoi qe ne vitin e pare. Ato shtepi duhet te ishin legalizuar dhe ato shtepi do te legalizohen qe te gjitha", deklaroi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.