Rama: Nuk lejojme askend te na preke voten, do te fitojme
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mitingun permbylles, te zhvilluar mbreme ne qytetin e Korces, deklaroi se do ta mbrojne voten me mire se dy vjet me pare ne Tirane dhe do te fitojne me nje rezultat me thelle, se fitoren askush s'mund ta preke. "Drejtoret, shefat, kryetaret e komunave dhe horrat e provinces, nuk do te mund te kercenojne voten e shqiptareve, sepse cdo kercenim ne do e bejme pjese te akuzave penale per vjedhjen e votes", paralajmeroi Edi Rama. Ai shprehu sigurine per fitoren ne Qarkun e Korces, si fitore per ekipin me te mire qe perfaqeson kulturen e Korces, traditen dhe ambicien e ketij qyteti, qe te gjithe e shohin me zili per bukurine e tij. "Njezet dite me pare, i dhate Shqiperise sinjalin, duke ngritur dallgen e madhe te ndryshimit dhe sot dallga eshte ngritur aq lart, saqe ne jemi te sigurt se me 28 qershor ne do te sjellim ndryshimin e madh qe presin gjithe shqiptaret", iu drejtua Rama qytetareve te Korces nga podiumi i ngritur ne sheshin para luftetarit kombetar. Duke vazhduar me tej, ai tha se takimi ne kete qytetet para 20 ditesh frymezoi takimet e tjera nga Shkodra deri ne Sarande. Sot, sipas tij, kjo eshte fytyra e ndryshimit e Korces qe paralajmeron te rene per nje qeveri te qytetareve dhe per qytetaret. Kryesocialisti ritheksoi se kjo nuk eshte beteja e radhes se nje partie me nje tjeter, beteja e radhes per te ndryshuar qeverite, por eshte beteja per te mbyllur nje epoke dhe per te hapur nje tjeter. Gjithashtu ai u shpreh se kjo eshte beteja e femijeve qe nuk kane libra, e te moshuarve qe nuk kane ilace, e bujqve qe nuk kane mjete, e te rinjve qe nuk kane perspektive, e nepunesve qe nuk kane mbrojtje, e familjeve qe nuk kane ushqim. "Partia Socialiste do te fitoje ne keto zgjedhje, dhe kjo do t'u jape mundesi qytetareve qe te mos humbin ashtu si kane humbur gjithmone dhe te mos fitojne ata qe fitojne gjithmone , pushtetaret", shprehu bindjen, lideri i selise roze. Rama u ka premtuar nga Korca shqiptareve se qe vitin e ardhshem, shqiptaret do te levizin pa viza ne Evrope dhe Shqiperia nuk do te kete me kufij. Kjo, vleresoi ai, nuk eshte beteja e socialisteve me demokratet, por beteja e Shqiperise se bashkuar kunder nje modeli te vjeter. Ne fund te takimi, kryesocialisti apeloi qe prinderit shqiptare te mos ia falin kurre Berishes, qe i hapi shkollat te shtunave dhe te dielave, per t'i kthyer femijet ne "kope" per mitingjet e tij . D.Zisi/D.Dedej