E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Shërbim shëndetësor falas për moshën e tretë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi se shërbimi shëndetësor për moshën e tretë do të jetë krejtësisht pa pagesë. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë një vizitë ne një nga farmacitë e kryeqytetit. 

TIRANE- Shërbim shëndetësor pa pagesë për moshën e tretë dhe rimbursim të plotë për këtë kategori ka kërkuar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Gjatë një vizite në një nga farmacitë e kryeqytetit Meta i është referuar pensioneve shumë të ulëta të kësaj shtrese për të përballuar koston e ilaçeve. Ai ka premtuar se do të bëhet rimbursim i plotë i të gjitha medikamenteve që janë të nevojshme për shëndetin e çdo individi të moshës së tretë.
"Ne do të punojmë për të zgjeruar gamën e medikamenteve që hyjnë në vendin tonë, pasi për fat të keq ende ka pengesa burokratike, të cilat bëjnë që shumë medikamente të mos vijnë në Shqipëri", tha Meta. Më tej ai shtoi se "është koha për një ndryshim në këtë shërbim, është koha për një rol më të madh dhe më të përgjegjshëm të shtetit dhe të qeverisë". (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›