Të verbërit: Grevë, nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria
Të verbërit rebelohen ndaj qeverisë. Kreu i Shoqatës, Tafaj paralajmëron përshkallëzim të protestave të tyre deri në grevë urie në rast të mos plotësimit të kërkesave nga ana e qeverisë, duke lënë afat të fundit 30 prillin.
TIRANE- Shoqata e të Vërbërve të Shqipërisë ka deklaruar fillimin e protestave masive në rast se qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, duke lënë si afat datën 30 prill. Kreu i shoqatës, Sinan Tafaj ka shkuar më tej me presionin ndaj qeverisë duke kërcënuar me grevë urie, ku deri më tani sipas tij janë regjistruar 500 të verbër.
“Ne jemi të vendosur të përshkallëzojmë qëndrimin tonë të mëtejshëm ndaj qeverisë. I kemi bërë të ditur qeverisë me shkrim se pas datës 30 prill nëse ajo nuk do të ketë një përgjigje zgjidhëse për 5 kërkesat tona përshkallëzimi do të vazhdojë me mos bindje civile , si dhe ka një listë të gjatë të vullnetarëve të verbët që duan të futen në grevë urie për të bërë një sakrificë sublime në mbrojte të interesave të tyre”- tha kreu i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj.
Kreu i Shoqatës së të Verbërve ka deklaruar se shkak i rebelimit të tyre është mos zbatimi i ligjit nga ana e ministrave të punës Barka e Duro për të cilët sipas Tafaj po përgatitet edhe një kallëzim penal.
“Një iniciativë tjetër që ne do ta ndërmarrim është dorëzimi i kallëzimit penal kundrejt ministrave të punës, të cilët s’kanë përmbushur siç duhet ligjin dhe kanë shkelur të drejtat tona. Bëhet fjalë për ish ministrin Barka dhe ministrin aktual Duro. Do të bëjmë kallëzim penal pranë Prokurorisë, e kemi konsultuar profesionalisht dhe aty ka veprën penale të shpërdorimit të detyrës”- theksoi Tafaj.
Ndërkohë me mbështetjen e fondacionit “Vodafone Albania” është bërë i mundur realizimi dhe përfundimi i projektit “Hap një dritare”, projekt i cili mundësoi mësimin e kompjuterit për 100 të verbër nga pesë qytete të vendit. Në zyrat e shoqatës u shpërndanë edhe certifikatat për kursantet e parë. Sipas Sinan Tafajt, ky projekt i njeh edhe më shumë të verbërit me botën e informacionit. (a.r/news24/balkanweb)