Meta: Shqipëria, me 14 maj, duhet të dalë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që vendi ynë mund të shikojë edhe opsionin për të dalë nga juridiksioni i Arbitrazhit.
Nga Vora, ku po bëhet prezantimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha, Meta u shpreh se Shqipëria duhet të dalë një herë e përgjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja përmes kapjes së shtetit.
“Kosova fitoi për të tretën herë Arbitrazhin ndërkombëtar. I papërgjegjshmi kërkon që të dalim nga juridiksioni. Shqipëria, me 14 maj, duhet të dalë një herë e përgjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja”,- tha Meta në fjalën e tij.
/rtsh.al/