Meta Shqiptaret jane lodhur nga bojkotet dhe fjalimet antiamerikane e antieuropiane

Tirane 11 Tetor 2010 NOA/ Eglantina Nasi - Shqiptaret jane lodhur nga bojkotet qe cenojne interesat e vendit sepse shqiptaret jane lodhur me fjalime anti-amerikane dhe anti-europiane. Keshtu u shpreh sonte kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne Konveten e LSI se kryeqytetit.
Sipas z.Meta shqiptaret jane me te vendosur se kurr per integrim per dinjitet dhe per te siguruar nje te ardhme me te ndritur per te ardhmen e femijeve te tyre.
Meta pohoi edhe se per gjashte vjet anetaret dhe simpatizantet e LSI kane qene ne nje presion te vazhdueshem antidemokratik per shkak te zgjedhjeve dhe kodeve anti-LSI.
Me tej z.Meta ne fjalimin e tij tregoi se LSI u fut ne koalicionin aktual qeverises Ne jemi ne nje koalicion me PD per shkak te marreveshjes e cila eshte marreveshja per integrim dhe ne i kemi qendruar dhe do i qendrojme kesaj marreveshje sepse ajo eshte ne interesin e te gjithe qytetareve shqiptar. Sepse ajo eshte ne sherbim te te gjithe shqiptareve pa dallim partiake sepse interesat e vendit jane interesat me te rendesishme per LSI.
Gjithsesi Meta siguroi se ne e kemi ruajtur dhe do e thellojme indetitetin tone si force politike e te majtes europiane si nje force politike qe ne themelin e saj ka solidaritetin dhe humanizmin si force politike qe ka preokupim kryesor shtresat me ne nevoje te shoqerise sone.
Meta foli dhe per aktivizimin e LSI ne qeveri dhe u shpreh krenar qe gjate ketij viti ne kemi arritur te konsolidojme nje proces jetik per integrimin e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Ketu Meta vijoi Ne nje vit ne arritem te permbushim jo pak por me qindra kushte nga udherrefyesi i Komisionit Evropian ne menyre qe qytetaret shqiptare te fitojne te drejten per te udhetuar me ne fund te lire ne hapesiren Shengen te Bashkimit Evropian.
Ai tha se per keto arritje jane bere me qindra ligje vendime qeverie dhe akte te tjera nenligjore per keto arritje jane bere me dhjetera miliona euro investime jo vetem per dokumentet e sigurise se qytetareve shqiptare por jane investime te jashtezakonshme per te forcuar dhe noterizuar kufijte e Shqiperise per te sjelle ne nje standard te ri luften kunder krimit te organizuar.
Ndaj vleresoi se votimi i Parlamentit Evropian nuk ishte nje dhurate per Shqiperine dhe shqiptaret por ishte nje mirenjohje dhe nje vleresim i arritjeve te jashtezakonshme te Shqiperise ne me pak se nje vit.
e.r/NOA