E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ska kandidat më konsensual se Zaganjori

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta  përsëriti se do ti qëndrojë marrëveshjes me PD-në për zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se kandidati i maxhorancës për President, zoti Xhezair Zaganjori i plotëson kriteret për të qenë konsensual.

Komentet, Meta i bëri menjëherë pas takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino.

I rëndësishëm, tha Meta është konsensusi politik, por edhe ai publik, duke iu referuar kandidaturës ë Zaganjorit, ai shtoi se, emri i tij ka gjetur një konsensus të përgjithshëm.

Meta tha se opozitës i janë krijuar hapësira dhe mundësi që të bëjë propozimet e saj, ashtu siç maxhoranca ka përzgjedhur midis shumë të tjerave Zaganjorin, dhe ka qenë e bindur se cilësitë e tij sjellin konsensusin.

Vështirë të gjesh një kandidat tjetër që ta kenë votuar të dy palët, me pak përpjekje ska asnjë arsye për të arritur konsensus.- tha Meta.

Lidhur me kandidaturën e ish liderit socialist, Fatos Nano, kreu i LSI-së theksoi se, ai ka kontribuar në gjithë këtë proces për ta bërë sa më publik dhe të debatueshëm, por unë kam theksuar gjithmonë se LSI do ti qëndrojë marrëveshjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›