E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Skam kohe te merrem me Priftin

Zevendeskryeministri dhe njeheresh minister i ekonomise Ilir Meta ka reaguar pas akuzave te bera nga Dritan Prifti ne emisionin Ora e Intervistes.

I pyetur nga mediat ne lidhje me keto akuza kreu i LSI-se Ilir Meta ka theksuar se nuk ka kohe per tu marre me Priftin.

Nderkohe duke iu referuar situates hidrike Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes theksoi se nuk do te kete me shkarkime masive te ujit nga hidrocentralet.

Sipas tij digat ne hidrocentralet e vendit jane te sigurta duke shtuar se do te ngrihen edhe grupe kontrolli qe te monitorojne digat.

Nderkohe ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti ne nje interviste ekskluzive ne emisionin Ora e Intervistes ka hedhur akuza te renda ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta duke theksuar se ai eshte bere deputet me 3 mije vota te PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›