E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtohet rruga e re Kukes-Morine

Demtohet serisht segmenti Kukes-Morine pjese e aksit Durres-Kukes. Vetem 9 kilometra larg qytetit te Kukesit nje gjatesi e madhe e rruges ka rreshqitur.

Per pasoje jane demtuar muret mbrojtese te rruges si dhe jane krijuar carje te medha deri ne mes te shtratit te rruges.

Behet fjale per rrugen qe kalon prane shtepive te fshatit Breg-Lume. Demtimi i kesaj pjese te rruges qe kap nje gjatesi prej rrethe 100 metrash ka detyruar reduktimin e levizjes se automjeteve nga kater korsi vetem ne dy.

Ndonese fenomeni i shembjes se rruges ka ndodhur para dy muajve Drejtoria Rajonale e Rrugeve Kukes nuk ka marre asnje mase per riparimin e pjeses se demtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›