Veliaj 5.000 abetare per femijet ne Londer
5000 abetare per femijet e emigranteve shqiptare keshtu e ka quajtuar Veliaj kete nisme se ciles i jane pergjigjur pozitivisht me kontributet e tyre shume shqiptare. Turin e shperndarjes se abetareve ne diaspore Veliaj e ka nisur me Angline. Ndalesa e pare ne veri te kryeqyetit britanik ne bashkine e Enfildit ku shoqata Nene Tereza cdo te shtune organizon klasat e gjuhes shqipe.
Femijet nisin e bashkebisedojne me mikun e ardhur nga Tirana qe e kane pare vetem nga ekrani duke u ndjere te lumtur kur nje e nga nje nisin e te marrin ne dore librin e abetares te sjelle nga Veliaj. Ne bashkine Brent e cila ndodhet ne Londren perendimore jeton nje numer i madh emigrantesh shqiptare. Fale angazhimit te nje tjeter shoqate e quajtur Mother Tereza femijet shqiptare shumica te lindur ne Angli e kalojne fundjaven duke mesuar ne klasat shqipe.
Edhe ketu Erion Veliaj ka lene nje numer te konsiderueshem abetaresh tejet te nevojshme per numrin ne rritje te femijeve qe frekuentojne keto klasa. Shpresa Programe qe prej 8 vitesh vazhdon intesivisht te jete nje prej shoqatave ne te suksesshme ne lindje te Londres duke fituar nje sere cmimesh per arritjet dhe perkushtimin perfshi larmine e sherbimeve qe ofron. E ndersa femijet vazhdojne normalisht mesimin Erion Veliaj takohet me prinderit e tyre duke bashkebiseduar per ceshtjet e arsimit ne diaspore.
Une do te jem nje e-mail apo nje telefonate larg problemeve tuaja nese opozita vjen ne pushtet u ka premtuar Velija te pranishmeve te cilet kane keruar te vizitohen me shpesh nga politikanet e Tiranes. Pervec ketij kontributi personal ky tur i Veliajt ne diaspore i pari pas bashkimit te tij me PS-ne duket se eshte edhe sinjali strategjise se opozites per te afruar emigrantet ne votimet e ardhshme qe me sa duket do te jete detyre e Veliajt.