Meta Statusi faji i politikes

E premte 02 Mars 2012 2328
Kreu i LSI-se Ilir MetaNe kohen kur Shqiperia rrezikon te humbase per here te trete statusin e vendit kandidat per ne BE Kreu i LSI-se Ilir Meta aleati kryesor i demokrateve ne qeveri ndryshe nga Berisha qe ka fajesuar opoziten ka bere pergjegjese te gjithe klasen politike.
Ne nje interviste per Deutsche elle Meta ka theksuar se politika duhet te jete serioze ne menyre qe te fitoje besueshmerine nga Bashkimi Europian. Shqiperia duhet ta kishte marre kohe me pare statusin e vendit kandidat dhe kohe e cmuar eshte humbur ne kete drejtim. Arsyeja kryesore ka qene mungesa e pergjegjesise se duhur dhe nivelit te duhur te politikes sone pa synuar per ta lokalizuar dhe specifikuar ne menyre te vecante. Ne fund te fundit cdo lloj papergjegjshmerie kudo qe ajo mund te vecohet apo te identifikohet eshte nje pergjegjesi qe i mbetet klases politike ne vend. Ka munguar vullneti i qarte per te votuar jo vetem keto ligje por edhe per te treguar seriozitetin rreth ketij procesi per te vendosur nje interes mbarekombetar si integrimi mbi axhendat e ngushta politike te cdo force politike apo drejtuesi eshte shprehur Meta. Sipas Metes ngerci politik ne Shqiperi eshte faktori kryesor qe nuk po lejon konkretizimin e integrimit ne BE. Por Meta ndan nje qendrim ndryshe nga Berisha edhe per Aleancen Kuq e Zi. Kreu i LSI thote se vlereson dhe mirepret cdo iniciative te re qe do te sjelle zhvillime te reja ne politiken shqiptare.
Komento
Facebook