Zgjedhjet për Tiranën, Klosi: Kandidaturat, dëshmi se në PS ka vend për të gjithë brezat
Mbledhja e socialistëve për të zgjedhur kreun e ri të PS-së së Tiranës ka nisur me fjalën hapëse të sekretarit organizativ, Blendi Klosi.
Në fjalën e tij, Klosi theksoi se kandidaturat e Tahirit dhe Zelës dëshmojnë se në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë brezat. Të dy kandidatët dëshmojnë se e duan PS-në, e cila ka 20 vjet që drejton dhe është forca më e madhe politike në vend, siç e duan që ata kanë vite që e kanë kontribuar.
Forca jonë do jetë e gatshme të japë kontributin për këtë qytet. Të dy kandidatët dëshmuan se janë përfaqësues të gjithë brezave të PS-së. Dëshmuan se PS-ja ka vend për të gjithë brezat. Partia Socialiste është streha e tyre që duan një qeverisje më të mirë për të gjithë qytetarët. Fitorja vjen nga Tirana siç thotë Iliri dhe duhet shumë punë, siç thotë Saimiri, u shpreh Klosi.
Socialistët votojnë sot për kreun e degës së PS së Tiranës.
Dy kandidatët, Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, janë në garë për të marrë drejtimin e PS së kryeqytetit.
Tahiri dhe Zela do të paraqesin platformat e tyre para 620 anëtarëve të asamblesë së zgjeruar të Tiranës, të mbledhur në Teatrin e Operës dhe Baletit. / G. N.
