E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Takim me Ramen per Kodin Zgjedhor

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaron se do te kerkoje nje takim me kreun socialist, Edi Rama, per te diskutuar rreth Kodit Zgjedhor.

Duke e konsideruar kthimin e Kodit, si shans per permiresim te procesit, Meta u shpreh se do ta kerkoje takimin me qellim arritjen e permiresimit te standarteve zgjedhore.

Deklaraten, kreu i LSI-se e dha gjate nje takimi me te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim ne Mat.

Nuk dihet nese vete Rama do ta pranoje ftesen, duke kujtuar qe vetem pak jave me pare, kreu i LSI-se e akuzoi drejtuesin socialist bashke me kryeministrin Berisha, si vjedhesit e votave te shqiptareve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›