E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të zbardhet çështja e fondeve të Durrës-Kukës

Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë PS-së, Arta Dade ka deklaruar se opozita dhe opinioni publik, kërkojnë zbardhjen e çështjes për zhdukjen e fondeve në rrugën Durrës-Kukës 

TIRANË- Partia më e madhe opozitare në vend reagoi ndaj situatës së krijuar në vend lidhur me çështjen “Basha” për hetim të abuzimeve në rrugën Durrës-Kukës. PS kërkoi sot zbardhjen e çështjes për zhdukjen e fondeve të rrugës, Durrës-Kukës. Sekretarja për Marrdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, deklaroi sot nëpërmjet një konference për shtyp të zhvilluar në selinë e PS, se “të kërkosh zbardhjen e të vërtetës do të thotë ti shërbesh interesve të vendit, ndërsa ta konsiderosh këtë kërkesë si antikombëtare do të thotë të fshihesh mbas simbolit kombëtar dhe të mbulosh këtë aferë korruptive nga më të mëdhatë, padyshim më e madhja dhe më e frikshmja e të gjithë periudhës së tranzicionit”.

“Kjo nuk mund të ndodhë as duke abuzuar me foltoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbrojtje personale, as duke sulmuar opozitën me shpifje dhe fyerje dhe as duke sfiduar institucionet e drejtësisë, me mosbindje të proçedurave ligjore, tha Dade në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, “PS, opozita dhe opinioni publik, kanë zgjedhur të mbrojnë interesat e vendit”, ndërsa shtoi se “Sali Berisha dhe ministri i tij i pandehur kanë zgjedhur të mbrojnë korrupsionin.”

Një ditë më parë po nga selia e PS, kryetari i Komisionit të Ligjeve në këtë parti, Ylli Manjani akuzoi Ministrine e Drejtesise se eshte kthyer ne vegel te klanit “Berisha”. Manjani akuzoi dje se shortet për proceset më të rëndësishme janë në duart e gjyqtarëve të lidhur me strukturat e PD.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›