E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një trup i pajetë. Policia: E kanë vrarë

E kanë goditur me mjete të forta në kokë deri në vdekje. Krimi ka ndodhur në Urën Vajgurore gjatë natës, kurse viktima e seksit mashkull ende e paidentifikuar është gjetur nga banorë të rastit sot në mëngjes 

BERAT-Një trup i pajetë i masakruar është gjetur në zonën e Urës Vajgurore, Berat. Kufoma është gjetur në orët e para të mëngjesit nga banorë të fshatit Morave, prane Urës Vajgurore. Të alarmuar ata kanë lajmëruar policinë e cila shkoi në vendngjarje dhe gjeti nje kufome të seksit mashkull e moshës rreth 35-45 vjec. Nga kqyrja që iu bë kufomës u zbulua se personi ka vdekur si pasoje e goditjeve të forta ne koke. Krimi sipas eksperteve të kriminalistikës mendohet te kete ndodhur gjate oreve të natës. Pas masakrimit trupi i pajetë është braktisur në mes të një are. Policia po punon per identifikimin e tij dhe për këtë po shfrytëzon mbledhjen e provave në vendngjarje. Dyshohet se viktima nuk i përket zonës së Beratit. Identifikimi i tij do të hape dritën jeshile për nisjen e hetimeve për kapjen e agresorëve që i morën jetën.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›