Tiranë- Persona të armatosur grabisin një kazino në rrugën Irfan Tomini
Tiranë- Dy persona ende të paidentifikuar nga policia nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një kazino mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Sipas bluve të Tiranës kazionja e grabitur ndodhet në rrugën Irfan Tomini.
Policia tha se personat pas grabitjes janë larguar me shpejtësi me motor nga vendi i ngjarjes.
Sakaq ende nuk bëhet e ditur shuma e parave e grabitur nga kazinoja. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestismin e dy grabitësve.