E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Takimi me Nishanin, për tëforcuar institucionet e pavarura

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Fjala e Metës pas takimit Rama te Nishani për rotacionin TIRANË - Ka përfunduar në Presidencë takimi mes kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta me presidentin, Bujar Nishani, takim që ka nisur rreth orës 12:30 dhe ka zgjatur më pak se një orë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nishanin, për të ndarë së bashku vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që t’i shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët, që kërkohet për të forcuar institucionet dhe sundimin e ligjit në vend dhe për të nxitur funksionimin sa më efikas të institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të reformave për të marrë statusin brenda këtij viti”, ka qenë fjala e Metës pas takimit.

Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të aleatit të Metës në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Edi Ramës, po me Presidentin e vendit, Bujar Nishani, takim i kërkuar prej Ramës, e që zgjati vetëm pak minuta. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›