E Diel, 1 Nëntor 2026

Omari: Kjo qeveri do të gjejë një tokë të djegur. Të publikohen emrat e gjykatësve të korruptuar

omariProfesor Luan Omari, në një intervistë për GSH, thotë se rezultati në zgjedhje tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rotacion të zakonshëm, por me një etapë të re të zhvillimit të shtetit dhe të shoqërisë sonë.

Sipas Omarit, qeveria e re do të gjejë një ekonomi të shkatërruar, një tokë të djegur.

Për të, një nga çështjet parësore është fusha e arsimit të lartë.

Arsimi është në gjendje të mjeruar, pavarësisht nga mburrjet. Nuk është normale që në Shqipëri të ketë rreth 50 universitete private, çka nuk janë as në vende të mëdha. Ky bum spektakolar pranimesh në universitete, publike dhe private, është një gjë që bie ndesh me kërkesën për një nivel cilësor në arsim, shprehet Omari.

Omari thotë se duhet rishikuar Kushtetuta për të rregulluar gabimet e vitit 2008. Madje ai shton se edhe PD duhet të jetë e interesuar për ndryshime, pasi kjo Kushtetutë ka forcuar ndjeshëm pushtetin e ekzekutivit.

Omari në fund ka një mesazh për gjyqësorin.

Duhet bërë një luftë e madhe kundër korrupsionit në drejtësinë tonë. Nuk janë të gjithë gjyqtarët të korruptuar, por ai që është i tillë, turpëron të gjithë. Ndaj, të korruptuarit duhet të identifikohen sepse turpërojnë drejtësinë e shtetin tonë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›