E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Refuzoj nacionalizmin, zgjedh atdhedashurinë

ramaKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka shpjeguar mesazhin e 23 qershorit dhe të votës plebishitare.

Rama thotë se ky është një mesazh që kërkon një ndryshim të domosdoshëm.

Unë besoj që kjo votë plebishitare është mesazhi i qartë se nuk ju kemi zgjedhur ju, por domosdoshmërinë për ndryshimin. Bëjeni ndryshimin ose do ta paguani, ndoshta më keq se ky që na çoi në rrënim, tha Rama.

Rama ka shpjeguar edhe qëndrimin e qeverisë së re në lidhje me vendet e rajonit. Deklaratat nacionaliste tha Rama, janë thjeshtë fjalime haluçinante.

Unë e kam thënë përpara dhe e përsërisë edhe sot. Natyrisht nuk marrë përsipër të shqyrtoj gjithë zbërthimin e plotë të nacionalizmit. Por unë e kam shumë thjesht. Unë e refuzoj nacionalizmin. Unë zgjedh atdhedashurinë si një motivim i brendshëm për ti shërbyer vendit duke mos harruar asnjëherë se problemet e vendit nuk zgjidhen përmes një lufte me të tjerët, tha Rama në intervistën e realizuar në zyrën e tij të punës në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›