Meta: Të mbajmë gjallë idealet e Konferencës së Pezës
TIRANË -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë sot në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së Pezës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, veteranë, deputetë, si dhe personalitete të ndryshme të vendit.
Në fjalën e tij, Meta u shpreh se "duhet t'i mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror".
"Pezë do të thotë bashkim. Pezë do të thotë atdheu mbi të gjitha dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash, nga Konferenca e Pezës e 16- shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet nga të gjithë, duhet t’ia transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit", tha Meta.
Ndërsa në një prononcim për mediat, i pyetur se se si e vlerëson vendosjen e fotografisë së Ismail Qemait në institucionet zyrtare, Meta e konsideroi një mesazh bashkimi.
"Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se të gjithë duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror", deklaroi Kryeparlamentari.
Pas ceremonisë, Kryetari i Kuvendit zhvilloi homazhe në varrezat e “Dëshmorëve” ku vendosi dhe një kurorë me lule.
(d.b/BalkanWeb)