E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Beogradi tëdistancohet ngainspirimi i dhunës

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi të enjten në mbledhjen e qeverisë paraqitjen e ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, duke theksuar se ka bërë një prezantim praktik, në përputhshmëri me agjendën e shtetit.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit kërkoi nga Beogradi që të distancohet nga inspirimi i dhunës.

“është me interes për të gjithë që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në këtë pjesë të territorit, sepse për ne ka qenë dhe është e papranueshme gjendja që ekziston, por në të njëjtën kohë pavarësisht nga opinioni i GJND-së për Kosovën do të ketë vetëm konsolidim dhe fuqizim të shtetit. Statusi është përmbyllur njëherë e përgjithmonë dhe njohjet do të vazhdojnë dhe integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm”, u shpreh kryeministri.

Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për vënien e ligjshmërisë në tërë territorin e vendit, duke thënë se zyra për regjistrim civil që është hapur në veri do të vazhdojë të funksionojë.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›