E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitësit plagosin punonjësen e OSSH-së

Arkëtarja Vjollca Shteso, 55 vjeçe, është qëlluar me armë zjarri pas një debati që ka bërë me dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, të cilët kishin për qëllim grabitjen arkës së OSSH-së.

Mënjëherë pas debatit, njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi arkëtaren. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e saj. E plagosura është dërguar në Spitalin Ushtarak, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›