Meta: U ndamë me PD pa akuza, Berisha s’duroi dot, ra viktimë e pasionit për pushtet
ATHINE – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta komentoi, në një takim me emigrantë në Athinë, vendimin për të dalë nga koalicioni qeverisës dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Sipas Metës, mënyra se si LSI-ja u largua nga qeveria përbën një risi në politikën shqiptare, pasi dëshmoi kulturën e kompromisit dhe respektimin e marrëveshjeve. Duke iu referuar reagimit të PD-së dhe vendimit për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Meta tha se kryeministri Berisha ra viktimë e pasionit për pushtet të pakufizuar.
“LSI ka qenë dhe do të jetë një avokate e vendosur për emigrantët shqiptarë në vendet ku ata punojnë. Para katër vitesh ne morëm një vendim të vështirë për të krijuar një koalicion të panatyrshëm por të diktuar nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe rrethanat historike. LSI tregoi dhe ka treguar se është një forcë politike e cila sjell gjithmonë risi në emër të emancipimit të politikës shqiptare, të një kulture të re europiane. Nuk ishin të paktë ata që u hapitën për shkak të vendimit të LSI për të konfirmuar përfundimin e marrëveshjes me PD dhe për të vendosur një koalicion parazgjedhor me PS dhe opozitën në tërësi. Përsëri LSI solli një risi në politikën shqiptare, sepse ne u ndamë si xhentëlmen me PD-në, pa rënë viktimë e përvojave joqytetare ku ndarjet bëhen me zhurmë, me sherre dha akuza. Politika jonë dhe shoqëria jonë duhet të mësohet me kulturën e kompromisit dhe të respektimit të marrëveshjeve. Edhe zoti Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar. Gjë që nuk është pozitive për çdo politikan, aq më tepër për një politikan me shumë përvojë si ai.”- u shpreh Meta.
Ndërsa theksoi vendosmërinë e aleancës opozitare për të sjellë një vizion të ri për Shqipërinë, lideri i LSI-së u shpreh i bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. Ai ftoi emigrantët të mbështesin aleancën e majtë, që sipas tij, do të garantojë jo vetëm rotacionin politik por dhe do të çlirojë potenciale të mëdha ekonomike në vend.
“23 qershori do të flasi më mirë se kushdo me zërin tuaj, për të nisur një perspektivë të re, e cila nuk i ndan më në mënyrë përjashtuese dhe armiqësore shqiptarët në mazhorancë dhe opozitë. Përkundrazi LSI dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” synojnë jo thjesht arritjen e mazhorancës qeverisëse për katër vitet e ardhshme, por shumë më tepër se kaq. T’i japin fund atij ngeci tradicional që praktikisht e ka tejzgjatur edhe tranzicionin tonë, të raportit tepër të gabuar midis mazhorancës dhe opozitës që ka qenë një raport armiqësor, që ka dëmtuar rëndë arritjen e konsensusit për të realizuar reformat që ka kërkuar procesi evropian. Me “Alancën për Shqipërinë Europiane” ne së bashku do të sjellim një vizion dhe një shpresë të re për të gjithë qytetarët tanë pas 23 qershorit, që do të çlirojë shumë energji dhe potenciale të fjetura deri tani”- u shpreh Meta.
(er.nu/BalkanWeb)