Të shtëna armësh gjatë betimit të qeverisë italiane, plagosen dy policë
Itali- Ka nisur me përgjakje betimi qeverisë së re italiane, pasi në momentin që ministrat po betoheshin para presidentit një person ka hapur zjarr para ndërtesës Chigi dhe për pasojë mbetën të plagosur dy karabinierë.
Mediat italiane bëjnë me dije se njëri prej tyre ka marrë një plumb në qafë dhe është dërguar në spital, ndërsa tjetri u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policsë duke bërë arresimin e agresorit. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por pati panik mes qytetarëve.
Të shtëna armësh gjatë betimit të qeverisë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7
Por pavarësisht kësaj ka vijura betimi i i qeverisë italiane. Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës, do të respektoj me besnikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe do të kryej detyrat e mija në interes të kombit. Këto ishin fjalët e Enrico Letta-s gjatë betimit si kryeminitër, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe 21 ministrat e tjerë.

Qeveria italiane
Risia e qeverisë së re është se ka ministra nga disa parti politike, ndërsa një hapësirë e veçantë u është dhënë grave. 7 ministre janë vefra, mes të cilave një me ngjyrë.