E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Une jam lideri i opozites reale, ne opozite

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste te dhene dje per BBC deklaroi se eshte lideri i opozites ne opozite. Ai ftoi drejtuesit e PD dhe PS te jene te hapur per debate elektorale. Duke folur per koalicionit zgjedhore, Meta tha se beson se edhe me socialistet, qe ende jane ne PS-ne zyrtare, do te bejne nje marreveshje pas zgjedhjeve. "Ne besojme se edhe me socialistet qe ende jane ne PS-ne zyrtare, do te bejme nje marreveshje pas zgjedhjeve, pasi kuptohet qe kreu aktual i PS-se zyrtare, nuk ka pasur dhe nuk ka asnje vullnet per bashkepunimin opozitar dhe kane qene pergjegjesit kryesore te degradimit te Kodit Zgjedhor dhe te situates qe u krijua me greven e urise", deklaroi Meta. Sipas tij, midis lidershipit te Partise Socialiste zyrtare dhe socialisteve, LSI ben nje dallim esencial, sepse ata bashkepunojne cdo dite me socialistet.

Z.Meta prej disa ditesh ju ndodheni ne Londer, ku jeni takuar me personalitete te rendesishme te politikes se Britanise. A mund te na thoni cfare ceshtjesh te rendesishme mbizoteruan ne keto takime?

Ne te gjitha takimet qe kam zhvilluar ketu ne Londer, ne menyre te vecante me ministren per Evropen, Caroline Flint, apo me kryetaret e Komisionit te Jashtem dhe te Komisionit per Evropen ne Parlamentin Britanik z.Gapes dhe Majkell Connarty, gjithashtu dhe ne takimet me personalitete te tjere si me z.Tony Lloyd, kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Laburiste, sekretarin e Pergjithshem te laburisteve dhe shume personalitete te tjere perfshire ketu dhe keshilltarin per Politiken e Jashtme te kryeministrit Brown, z.Stewart Woods, diskutimi kryesor ka qene ai i arritjes se standardeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve te ndershme dhe te lira me 28 Qershor ne Shqiperi. Dua te them se shqetesimi, qe eshte edhe ketu, ka lidhje pikerisht me faktin nese ekziston vullneti i duhur per te realizuar ne kohen e duhu,r te gjitha standardet qe do te garantonin nje proces te besueshem.

Duke qendruar ne kete pike, sipas jush a do te realizohen keto standarde per te cilat ju po flisni, ne kohen e duhur?

Ne jemi shume te shqetesuar se mungon vullneti politik per realizimin e ketyre standardeve. Sepse ne rast se do te kishte pasur nje vullnet politik, jo vetem tek kryeministri Berisha tek i cili gjithnje kemi dyshuar, por edhe nga kryetari i Partise Socialiste zyrtare, z.Rama, Kodi Zgjedhor duhet te ishte bere me kohe, duhet te ishte bere ne transparence te plote dhe gjithe keto procese te tjera, qofshin edhe kartat e identitetit do te ishin zhvilluar ne kohen e duhur. Fakti qe ne jemi kaq te shtrenguar tashme ne kohe per te realizuar shume detyrime, tregon se keto standarde kane nisur te rrezikohen seriozisht.

Z.Meta si e vleresoni situaten parazgjedhore tashme ne Shqiperi?

Situata parazgjedhore, nuk eshte ajo e deshirueshmja per nje klime normale demokratike. Po te kemi parasysh situatat me mediat, nuk eshte nje situate transparente, televizione te caktuara jane krejtesisht te kontrolluara ose nga bashkia ose nga qeveria. Njekohesisht po te veme re, edhe tensioni sa vjen dhe rritet, keshtu qe do te apeloja per nje klime me konstruktive, sikurse do te apeloja te gjitha mediat per te qene me transparente ne misionin e tyre te informimit te opinionit publik per cdo zhvillim. Gjithashtu do t'i ftoja te dy drejtuesit e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, te jene te hapur per debate elektorale ne menyre qe permes transparences, qytetaret shqiptare te bejne qarte dallimin, midis tre alternativave kryesore ne keto zgjedhje.

Kur eshte fjala per debat, te krijohet pershtypja se niveli i debatit aktual z.Meta eshte apo do te jete nje ogur jo i mire, per ate qe do te ndodhe ne finale?

Aktualisht nuk ekziston ndonje debat, sepse po te vini z.Berisha, apo per fat te keq edhe z.Rama i shmanget nje debati te drejtperdrejte, te ballafaqimit te ideve, te vizionit, te ballafaqimit te alternativave, por kryesisht eshte zgjedhur rruga permes elementeve te porositur per te degraduar debatin politik.

Z.Meta ju permendet pak me pare z.Rama, dhe pyetja ime konsiston ne faktin se a ka mbetur ndonje rruge komunikimi per te gjetur gjuhen e perbashket me lidershipin e PS-se, apo perfundimisht LSI-ja dhe PS-ja do te shkojne te ndara ne zgjedhje?

Midis lidershipit te PS-se zyrtare dhe socialisteve ne bejme nje dallim esencial, sepse ne bashkepunojme cdo dite me socialistet. Pak dite me pare nenshkruam edhe nje marreveshje per bashkepunim elektoral me Partine Socialiste te Vertete 91 te drejtuar nga kolegu yne z.Petro Koci dhe shume eksponente te tjere socialiste nder vite. Por njekohesisht ne besojme se edhe me socialistet qe ende jane ne PS-ne zyrtare, do te bejme nje marreveshje pas zgjedhjeve, pasi kuptohet qe kreu aktual i PS-se zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnje vullnet per bashkepunimin opozitar dhe kane qene pergjegjesit kryesore te degradimit te Kodit Zgjedhor, dhe te situates qe u krijua me greven e urise. Ndaj eshte nje nga pergjegjesit kryesore pas Berishes,- ky eshte i dyti- qe mban pergjegjesi per cdo cenim te standardit te zgjedhjeve. Mendoj se sistemi proporcional rajonal nuk perben ndonje shqetesim per sa i takon asaj qe do te ndodhe pas zgjedhjeve, pasi opozita ne pergjithesi i ka te gjitha mundesite qe permes dy koalicioneve te saj te maksimalizojne rezultatin.

Ne mos gabohem z.Meta per here te pare ne skenen e politikes shqiptare, eshte regjistruar fenomeni le te themi keshtu, qe anetaret e njeres parti opozitare p.sh. te Partise Socialiste te kalojne ne LSI, apo anasjelltas. Mund te sjelle kjo ndonje efekt?

Mendoj se kjo nuk sjell asnje lloj efekt. Pasi une besoj se te gjithe ata qe vijne tek LSI-ja, vijne per arsye morale dhe per arsye bindjesh politike. Ndersa raste teper sporadike te porositura nga ana e kryetarit te bashkise se Tiranes, permes ofertave korruptuese per individe te deshperuar qe thjesht synojne te rregullojne ekonomine e tyre per momentin, jo vetem nuk perben ndonje fenomen, por jane raste krejtesisht te shemtuara qe kane ndihmuar shume ne rigjallerimin e LSI-se, kudo ku ato kane ndodhur. Ne ne LSI kemi pritur me mijera socialiste te pakten ne vitin e fundit, qe kur z.Rama shkeli Kushtetuten e 98-es, pra e kam fjalen per 21 Prillin, dhe ne rast se do perpiqet perseri me taktika te tilla korruptive te cilat ne fakt synojne te fshehin panikun e madh te tij, per rrjedhjen e jashtezakonshme qe po i ndodh ne partine e tij si rezultat i shkeljes se vlerave dhe tradites te PS-se, pastaj ne do te jemi te gatshem te mbushim sheshin "Skenderbej" me gjithe anetaret dhe eksponentet e PS-se, qe kane ardhur gjate vitit te fundit ne LSI.

Por edhe z.Rama pergjigjet me te njejtat kunder akuza, perafersisht te ngjashme?

Nuk ka asnje akuze te ngjashme, sepse ne jemi nje opozite e vertete. Une jam lideri i opozites ne opozite, ne kuptimin e vertete, pasi tek ne njerezit vijne per arsye morale, sepse une nuk jam as kryetar bashkie, nuk jam kryeminister, nuk ofroj tender, nuk ofroj leje ndertimi, por ofroj besim dhe moral per nje ndryshim te politikes ne Shqiperi dhe per te mbrojtur vlerat e majta dhe progresiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›