E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi shkodran nuk shenon ne tre ndeshjet e fundit

Vllaznia e Shkodres eshte eliminuar nga kupa e Shqiperise dhe sipas trajnerit Haxhiosmanovic, e tere vemendja tani duhet perqendruar nga kampionati. Objektivi i vetem i kuqebluve mbetet fitimi i titullit kampion. Vllaznia mberriti e deshperuar ne Shkoder, por nisi menjehere nga pergatitjet per ndeshjen e radhes se kampionatit, ndaj Apolonise se Fierit. Ne "Loni Papuciu" shkodranet njohin disa suksese, ne paraqitjet e tyre, cka i ben optimiste se do te rikthehen tek fitorja, pas tre rezultateve zhgenjyese. Barazimi i fundit me Dinamon, ne ndeshjen e kupes, rezultat qe i eliminoi fituesit ne fuqi te ketij trofeu, eshte komentuar nga trajneri shkodran, Dervish Haxhiosmanovic, si pozitiv per te vetmen arsye, se ekipi i tyre njeh ngritje ne loje. "Tani ne jemi te perqendruar ne kampionat dhe duhet te rikthehemi ne kete ndeshje nga fitorja, per te ecur si duhet drejt objektivit tone," - thekson trajneri Dervish Haxhiosmanovic. Edhe pse me sulmues te njohur dhe me eksperience, si Sinani, Sukaj, e Boadu, Vllaznia nuk ka shenuar asnje gol, ne tre ndeshjet e fundit. Golashenuesi me i mire i sezonit te shkuar dhe i dyti ne radhe per kete sezon, Vironin Sinani, ka pasur probleme demtimi. Ai para ndeshjes se radhes, me Apolonine eshte rikthyer dhe shpreson te rikthehet tek goli. Vllaznia ndodhet dy pike pas Tiranes dhe nje pike para Dinamos. Kuqeblute, gjate sezonit te kaluar fituan trofeun e Kupes se Shqiperise, kurse kete vit pretendojne te fitojne titullin kampion, kur mbeten edhe 10 jave deri ne fund te edicionit.

10 ndeshjet e fundit te Vllaznise ne Fier

20.12.2008 Apolonia- Vllaznia 1-2

24.02.2007 Apolonia- Vllaznia 1-4

21.12.2002 Apolonia- Vllaznia 1-1

03.11.2001 Apolonia- Vllaznia 1-2

10.03.2001 Apolonia- Vllaznia 0-2

13.05.2000 Apolonia- Vllaznia 2-0

13.02.1999 Apolonia- Vllaznia 0-0

18.10.1997 Apolonia- Vllaznia 3-0

14.09.1996 Apolonia- Vllaznia 2-0

02.03.1996 Apolonia- Vllaznia 2-2


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›