E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Venecia": Kodi fuqizon kryetaret

Ligji i ri i zgjedhjeve, i votuar me konsensus te gjere politik ne Kuvend, duhet te permiresohet pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Sugjerimi behet nga Komisioni i Venecias, i cili mbylli draftin analitik mbi ligjin zgjedhor te votuar bujshem, ne fund te vitit qe shkoi. Ne raport, nje kopje e se cilit u sigurua nga gazeta "Koha Jone", jepen ne detaje se cilat jane nenet qe duhet te permiresohen per zgjedhje te lira e te ndershme. Ndonese vleresohet perpjekja dhe arritja e partive politike per miratimin dhe permiresimin e Kodit Zgjedhor, Komisioni i Venecias konstaton se ligji duhet te permiresohet per te qartesuar me mire, te drejtat e kandidateve, te drejtat e perfaqesimit te grave ne Kuvend, procedurat e ankimimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve etj. "Reforma e fundit ka permiresuar Kodin Zgjedhor dhe pasqyron angazhimin e Shqiperise per permiresimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet. Megjithate ka disa rekomandime te bera nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, per te permiresuar dispozitat qe kane te bejne me mbulimin e medias dhe financimin e fushates, qe jane me pak bindese. Keto zona mund te permiresohet ne te ardhmen amendamentet", thuhet ne raport. Komisioni i Venecias, veren se me ligjin e ri zgjedhor, kryetaret e partive politike kane nje trajtim te vecante. Ne ligj sipas tyre, kreret politike kane te drejte te gjere aplikimi, duke udhehequr listen e kandidateve. "Ky trajtim preferencial dhe i posacem ndaj kryetareve te partive politike ne ushtrimin e aplikimi i tyre, eshte ne kundershtim me standardet evropiane dhe nderkombetare", theksohet ne raport. Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR vleresojne se duhet te korrigjohet kjo pjese ne menyre qe te mos kete pabarazi apo diskriminim ne kandidimin ne zgjedhje. Me dyshim shihen nga Komisioni i Venecias dhe dispozitat ligjore per menyren e financimit te partive politike. Ne raport thuhet se duhet te kete shume transparence per publikun, mbi partite politike dhe kandidatet, se me cfare fondesh do ta zhvillojne fushaten elektorale. Nje shqetesim i vene ne dukje nga nderkombetaret, detyre per tu permiresuar ne te ardhmen eshte dhe e drejta e shkarkimit te komisionereve zgjedhor nga partite gjate procesit elektoral. Komisioni i Venecias sugjeron qe te shmangen shkarkimet arbitrare te komisionereve zgjedhor, pasi do te pengojne zhvillimin e duhur dhe normal te zgjedhjeve. "Kodi Zgjedhor, te ndryshohet ne menyre qe nje anetar i nje komisioni zgjedhor te mos mund te hiqet, ne qofte se nuk ka shkelur detyrat, sic percaktohet ne Kod", sugjeron Komisioni i Venecias, duke shtuar se administrata zgjedhore nuk duhet te jete me e politizuar.

Te demtuarit

Nderkombetaret propozojne qe partite politike t'i kushtojne me shume vemendje, procedurave te lehtesimit te votimit, per personat me aftesi te kufizuar. Komisioni i Venecias propozon thjeshtezim te procedurave qe te gjithe te votojne.

Listat

Komisioni i Venecias vlereson perpjekjet e bera ne saktesimin e listave te zgjedhesve dhe sugjeron krijimin e perpunimin e vazhdueshem te te dhenave per zgjedhesit, me informata te sakta dhe te besueshme per qytetaret.

Ndihma

Komisioni i Venecias si dhe OSBE/ODIHR jane te gatshem te ndihmojne ne te ardhmen politiken shqiptare, ne permiresimin e disa neneve ne Kodin Zgjedhor. Ne kuader te zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Rekomandimet e Komisionit te Venecias

Ndryshimet qe duhet te realizohen ne te ardhmen

Te rregullohen te drejtat e individeve per kandidate ne zgjedhjet parlamentare si dhe te kryetareve te partive politike

Te permiresohen nenet per perfaqesimin e grave ne Kuvend dhe vendosja e tyre ne listat e kandidateve ne zgjedhje

Rishikohen nenet per ndjekjen e fushates nga media si dhe procedura e financimit publik te partive politike

Menyra e shkarkimit te anetareve te komisioneve zgjedhore te nivelit me te ulet,

duhet te realizohet ne menyre profesionale dhe te paanshme.

Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR rekomandojne te ndryshohen dispozitat per te krijuar nje mekanizem per fonde publike per partite politike nuk perfaqesohen ne Parlament.

Komisioni i Venecias sugjeron qe te shmangen shkarkimet arbitrare te komisionereve zgjedhor, pasi do te pengojne zhvillimin e duhur dhe normal te zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›