E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Une lideri i opozites reale kunder Berishes

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta beson se bashkepunimi brenda opozites eshte jo vetem i nevojshem, por edhe i domosdoshem per te garantuar ne radhe te pare bllokimin e revanshit uzurpator te Kryeministrit Berisha ndaj gjithe institucioneve, e ne vecanti nje sukses ne luften e opozites kunder ketij korrupsioni te jashtezakonshem qe perfaqeson qeverisja aktuale. Ne nje interviste dhene televizonit shteteror shqiptar, Meta nuk ka mohuar se ai dhe koalicioni qe drejton perbejne dhe opoziten reale ne vend. Duke u shprehur se kerkon grupimin e gjithe atyre qe kundershtojne keqqeverisjen e Berishes ne koalicionin e drejtuar prej tij, "E Majta per Integrim", ai ka deklaruar se LSI nuk ka perjashtuar asnjehere reflektimin e PS-se dhe bashkimin e saj me kete koalicion. Pasi, sipas tij, duket qarte se PS-ja humbi mundesine per te pasur lidershipin e nje koalicioni te gjere opozitar, sepse e kishte kete mundesi dhe jo vetem qe braktisi dhe e shkeli marreveshjen e koalicionit, por praktikisht sherbeu si nenkontraktor i Sali Berishes.

Z.Meta si e shikoni mundesine e bashkepunimit me Partine Socialiste tashme edhe me kushtet qe ju i keni paraqitur?

Ne besojme se bashkepunim brenda opozites eshte jo vetem i nevojshem, por edhe i domosdoshem per te garantuar ne radhe te pare bllokimin e revanshit uzurpator te Kryeministrit Berisha ndaj gjithe institucioneve, e ne vecanti nje sukses ne luften e opozites kunder ketij korrupsioni te jashtezakonshem qe perfaqeson qeverisja aktuale. Njekohesisht, edhe persa i takon fitores ne zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2009. Por, sikurse dihet ka qene lidershipi i PS-se qe ne menyre te njeanshme, jo vetem ka shkelur marreveshjen e pese partive opozitare, por njekohesisht ka hyre ne marredhenie flagrante do te thosha, te cilat cenojne jo vetem funksionimin e institucioneve demokratike ne vend, te cilat cenuan rende Kushtetuten e vendit dhe gjithe thelbin demokratik te saj qe bazohej ne ndarjen dhe balancat midis pushteteve, por njekohesisht edhe persa i takon deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne vend. Ne keto kushte kuptohet kur PS-ja bashkepunimin brenda opozites e ka zevendesuar me nje bashkepunim kreresh me Partine Demokratike, ne funksion jo te fuqizimit te opozites por te dobesimit te saj, dhe padyshim mendoj se te gjitha premisat per nje bashkepunim varen kryekeput nga distancimi i ketyre lidhje aspak transparente dhe principiale midis Rames dhe Berishes, dhe rikthimin e PS-se ne pozicioni e nje opozite parimore e cila eshte e ndergjegjshme qe vetem duke bashkepunuar me forcat e opozites mund te imponoje nje bashkepunim te dobishem edhe me mazhorancen persa i takon garantimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne 2009.

Nje nga reformat me te rendesishme per arritjen e disa standardeve te kerkuara eshte ai i reformes zgjedhore. Sikurse dihet tashme, kjo reforme eshte shtyre per disa here radhazi, dhe nese nuk arrihet kalimi i ketij kodi te ri ne sesioni parlamentar te ardhshem a do te jete LSI-ja pjese e reformave te tjera?

Deri tani nuk shikoje ndonje reforme qe eshte realizuar ne vend. Perkundrazi, kemi pseudoreforma apo anti-reforma. Anti-reforma me e madhe eshte dhunimi i Kushtetutes ne 21 prill, dhe pasoje e kesaj anti-reforme jane ato ndodhira te papelqyera ne Parlament ku mazhoranca per fat te keq edhe me bashkepunimin e nje pjese e opozites eshte perpjekur te kufizoje kompetencat kushtuese te Presidentit permes ndryshimeve te rregullores se Parlamentit. Njekohesisht, kemi shume produkte apo nenprodukte te tjera te cilat jo vetem qe nuk sjellin progres apo perparime ne fusha te caktuara, por perkundrazi kthehen edhe ne nje rrezik per te mire publike. Ketu kam parasysh bashkepunimin PS-PD ne ndryshimin e ligjit per sportin, ku qellimi kryesor ishte per te legalizuar ato veprime te paligjshme te ndermarra me pare, dhe qe synohet te behen ne te ardhmen. Ku duken qarte interesat e biznesit te ndertimit qe qendron pas krereve te PD-se dhe PS-se ne dem te interesit publik, duke sjelle zevendesimin e komplekseve shume te medha dhe te njohura sportive me ndertime dhe beton, apo me kulla deri ne 22 apo 33 kate ne Parkun e liqenit artificial te Tiranes. Gje qe tregon qe nuk ka pasur asnje vullnet per t'u zhvilluar reforma ne interes te integrimit evropian te vendit apo ne NATO, por thjesht ne nje ortakeri ne kapjen e shtetit, te institucioneve dhe realizimin e interesave te dyshimta ekonomike qe demtojne interesat publike. Mendoj se gjithcka po qartesohet, dhe gjithnje edhe me shume nga kjo marreveshje Rama-Berisha paraqitur si nje interative per momentin qe kalonte vendi ka te beje me nje afere te madhe qe nga mbyllja e ceshtjes se tragjedise se Gerdecit edhe deri tek kthimi i nje Gerdeci urbanistik edhe te ketyre terreneve sportive apo siperfaqeve te gjelbra qe kane mbetur ne Kryeqytet apo ne zonat e tjera te vendit.

Nese nuk ka nje afrim te LSI-se me PS-ne, pra nese nuk mund te arrihet ne nje marreveshje mes partive te majta, kjo do te thote qe LSI-ja do te dali e vetme ne zgjedhjet e ardhshme?

LSI-ja e ka bere te qarte se ajo ka nisur pergatitjet e saj per zgjedhjet e ardhshme ku do te bashkepunoje me te gjitha forcat dhe faktoret politik apo social dhe grupet e shoqerise civile qe e ndiejne si te domosdoshme dhe si nje detyre qytetare qe kane te bejne me frenimin e uzurpimit te gjithe jetes politike, institucionale dhe ekonomik nga nje kaste dy partiake e cila fillon qe nga perjashtimi i vendimmarrjes se shumices se shqiptareve per te drejtat e tyre me themelore. Ne kete drejtim ky koalicion i ri qe ne do ta afirmojme se afermi, padyshim do te synoje per te qene koalicioni fitues i zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme ne vend, dhe kjo eshte e vetmja rruge dhe e vetmja menyre per te shpetuar vendin vertete nga nje kaste e cila nuk ka asnje ndjenje jo pergjegjesi por as keqardhje per kete gjendje dramatike ku eshte zhytur shumica e popullsise.

Ketu nuk perjashtohet as Partia Socialiste?

Nuk e kemi perjashtuar asnjehere reflektimin e PS-se dhe bashkimin e saj me kete koalicion. Pasi duket qarte se PS-ja humbi mundesine per te pasur lidershipin e nje koalicioni te gjere opozitar, sepse e kishte kete mundesi dhe jo vetem qe braktisi dhe e shkeli marreveshjen e koalicionit, por praktikisht sherbeu si nenkontraktor i Sali Berishes ne disa nga operacionet me anti-demokratike qe ndodhen ne vend, ku kulmi ka qene ndryshimi i dhunshem i Kushtetutes ne 21 prill.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›