Meta: Vizat, gati te bashkepunojme me opoziten
Qeveria do te marre te gjitha masat per liberalizimin e plote te vizave si dhe anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Madje ne kete kuader, ekzekutivi eshte i vendosur te bashkepunoje me opoziten, per vete rolin e pazevendesueshem qe ka ne procesin e integrimit. Kete theksoi ne Konferencen e djeshme me teme "Regjimi pa viza per Shqiperine, hapat e fundit", zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta. Sipas tij, liberalizimi i regjimit te vizave, eshte nje hap shume i rendesishem ne rrugen drejt Bashkimit Evropian, por ai nuk eshte zevendesues i qellimit final, atij te anetaresimit. "Ndaj kalimi se shpejti nga Keshilli i Ministrave te BE, te kerkeses sone per anetaresim dhe hartimi i Opinionit te Komisionit Evropian mbi aplikimin, eshte gjithashtu nje ngjarje shume e rendesishme per ne", theksoi Meta. Ne keto kushte, ai ftoi opoziten socialiste te bashkepunoje si dhe shoqerine civile, grupet e interesit, dhe cdo aktor tjeter te interesuar, per mbylljen me sukses te procesit te liberalizimit te vizave si dhe me gjere, ne kuader te reformave per pergatitjen e vendit per statusin kandidat. Meta siguroi, se qeveria do te vazhdoje te monitoroje ecurine e punes ne terren, dhe do te marre te gjitha masat qe ky proces te ruaje dinamiken e tij, pertej liberalizimit te vizave. Ai u shpreh se ne dhjetor, do te vije misionin i pare vezhgues per bllokun 1 dhe misionet per blloqet e tjera, do te pasojne ne fillim te vitit te ardhshem. "Ne kemi besim se propozimi i Komisionit Evropian do te jete pro heqjes se vizave me Shqiperine", theksoi Meta.