Udherrefyesi, vezhguesit e KE, ne dhjetor ne Shqiperi
Ne muajin dhjetor nje mision i vezhguesve te Komisionit Evropian do te vije ne Shqiperi, per te bere nje vleresim te permbushjes se kritereve per liberalizimin e regjimit te vizave. Duke percjelle kete lajm ministri i Jashtem, Ilir Meta, tha se vendi eshte drejt finalizimit te te gjitha detyrimeve, qe garantojne liberalizimin. Deklarata u be gjate nje tryeze te rrumbullaket me aktore te qeverise dhe organizatave jo qeveritare, te cilat e shohin procesin ne hapat finale te tij. Meta e konsideroi me rendesi dhe rolin e opozites ndaj dhe riperseriti ftesen per bashkepunim. Liberalizmi i vizave eshte objektiv i rendesishem si per Parlamentin, qeverine edhe opoziten, nje fakt ky i nenvizuar me force ne tryezen e djeshme. Jane kater fusha ku bazohet udherrefyesi per Shqiperine, qe parashikon detyrime per t'u permbushur nga Shqiperia ne garantimin e dokumenteve te sigurt, ceshtje te rendit publik, sigurise se kufijve si dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut e marredheniet me jashte. Dje qeveria shqiptare ka dorezuar nje raport te detajuar, mbi gjithe punen e realizuar ne kete drejtim.