Meta: Zgjedhjet plotësuan standartet
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka falenderuar qytetarët për vlerësimin që i dhanë LSI-së në zgjedhjet lokale të 8 majit ndërsa ka shtuar se rezultati i kësaj force politike në Tiranë është mbresëlënës.
Në një konferencë për shtyp kreu I LSI-së Meta ka theksuar se LSI-ja ka shënuar një fitore të madhe në këto zgjedhje duke rritur edhe numrin e mbështetësve të saj.
I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor në tërësi, kreu i LSI-së Meta I vlerësoi ato duke shtuar se ato i plotësuan standartet e kërkuara.
“Zgjedhjet absolutisht që i plotësuan standarte. Standartet e qytetarëve ishin më të mira se standartet e disa politikanëve shqiptarë” theksoi Meta.