E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezultati u pa nga të gjithë, spërmbyset

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar sot të mos zvarritet më tej certifikimi i rezultatit për Tiranën, që sipas tij ka nxjerrë atë fitues me 10 vota avantazh.

Në një konferencë për hstyp nga selia roze, së bashku me gjithë krerët e rinj të bashkive, Rama ka deklaruar prerë se nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit në tavolinë.

Qytetarët e thanë fjalën e tyre, vendi nuk ka shanse të tjera për të humbur. Është domosdoshmëri për ti dhënë fund zvarritjes së Tiranës, kurrë nuk mund ta ndryshojnë dot rezultatin e parë nga të gjithë, ata që e kërkuan prej meje pranimin e rezultatit duhet ta bëjnë me kurajë, pas një beteje që mbaroi në fushën e vëzhguar nga shqiptarët dhe ndërkombëtart. Rezultati nuk përmbyset në rrugë qorre në tavolinë- tha Rama.

Sipas tij, cdo pikë e paktit me qytetarët firmosur para zgjedhjeve është detyrë shtëpie dhe angazhim i patjetërsueshëm i PS dhe të zgjedhurve të saj, në parlament në këshillat vendorë dhe kudo ku debatohet për jetën e njerzve të zakonshëm.

Rama ka premtuar se forca që përfaqëson është gati të ofrojë kontributin e saj për të kthyer shfaqen e shëmtuar. Fitorja e madhe si kjo e jona duhet kuptuar si shumfishim përgjegjësish, të cilat jemi gati ti marrin ato dhe ti përmbushim- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›