Koalicioni “aleanca për qytetarin” fiton minibashkitë në Tiranë

Koalicioni i “aleancës për qytetarin” pritet të marrë në administrim për katër vitet e ardhme 7 minibashki nga 11 që ka gjithsej kryeqyteti. Në këtë mënyrë koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike, pritet të ketë drejtimin në pjesën më të madhe të njësive vendore në Tiranë. Kështu nga të dhënat më të fundit mësohet se është deklaruar i përfunduar numërimi në minibashkinë nr. 1, ku kandidatja socialiste Lindita Nikolla ka marrë 9985 vota, ndërsa rivali i saj që kandidonte për mazhorancën ka marrë 8775 vota. Numërimi ka përfunduar edhe në minibashkinë nr.2, ku kandidati i LSI nën siglën e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" Elez Gjoza ka arritur të grumbullojë 16340 vota, ndërsa konkurenti i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Artemon Cukalla, ka marrë 15177 vota. Në minibashkinë ka përfunduar numërimi i votave dhe rezulton fitues Ilir Kokona i koalicionit të mazhoranës me 351 vota më shumë se rivali socialist Enver Sulollari. Në minibashkinë nr.4 sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i mazhorancës Hysen Xhura është në avantaz ndaj kandidatit të “aleacës për të ardhmen” Vahid Kalaja.
Në minibashkinë nr.6 ka rezultuar fitues kandidati i opozitës Krenar Canollari. Ai ka marrë 11419 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të mazhorancës Luzhiana Abazaj ka marrë vetëm 11061 vota. Në minibashkinë numër shtatë ka arritur të dalë me sukses nga gara kandidati socialist, Erion Koka, i cili sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka grumbulluar 13607 vota, ndërsa rivali i tij në këtë garë kandidati Krenar Alimehmeti mori 13306 vota. Ndërkaq në minibashkinë numër 8 demokratët e kanë pasur më të lehtë rikonfirmimin e Arben Tafajt i cili ka marrë 4394 vota ndërsa Sadi Vorpsi i socialistëve ka marrë 2902 vota. Në njësinë numër 9, ende nuk është mbyllur numërimi ndërsa rezultatet paraprake flasin për një avantazh të kandidatit demokrat Indrit Fortuzi, në krahasim me kandidatin socialist Armond Halebi. Po ashtu kandidati i mazhorancës në minibashkinë numër 10 është rikonfirmuar, pasi ka fituar përballë kandidates së socialistëve Enada Alikaj. Blend Fuga ka marrë 6748 vota, ndërsa kandidatja Alikaj ka marrë 5060 vota. Në minibashkinë nr.11 rezulton fitues kandidati i mazhorancës, Haki Mustafa, përballë rivalit në këtë garë Naim Asllani.