E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta apel opozitës të kthehet në Kuvend

Ministri i Jashtëm Ilir Meta i ka bërë sërish apel opozitës të marrë pjesë në Kuvend duke e ftuar që të bashkëpunojnë për të bërë përmirësime që zgjedhjet e tjera të jenë më të mira në të gjithë Europën. Në një konferencë për shtyp Meta ka theksuar se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur duke i cilësuar ato si më të mirat e bëra ndonjëherë. Ndërkohë Meta ka theksuar se Italia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave duke shtuar se në takimin e tij në Itali me ministrin Fratini ai mori mbështetjen e tij për përshpejtimin e liberalizimit të vizave me BE-në. Ministri Fratini vlerësoi progesin që ka bërë Shqipëria për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, për pasaportat biometrike dhe për kontrollin sa më të mirë të kufijvë theksoi Meta duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe funksionojnë në progres të vazhdueshëm në të gjitha fushat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›