E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kërkesa për hapjen e kutive e ligjshme

Kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se kërkesa e PS-së për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28-qershorit nuk ka asgjë të paligjshme. Sipas tij kryeministri Berisha po tenton të justifikojë vendimin për hapjen e kutive duke deklaruar se kërkesa e opozitës bie ndesh me drejtësinë. "Kërkesa e opozitës nuk bie ndesh me sistemin e drejtësisë. "Kërkesa jonë është tërësisht në konformitet të plotë me të drejtën kushtetuese të Parlamentit për të bërë transparencë për zgjedhjet", tha Rama. Kreu i PS-së theksoi se Berisha spekulon në lidhje me hapjen e kutive.
Ai shtoi se PS-ja kërkon transparencë të zgjedhjeve dhe jo ankimim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›